Shmangia e konfliktit është një tipar i zakonshëm i vendit të punës në shumicën e korporatave. Por, shmangia e mosmarrëveshjeve dhe te mos-shprehurit e gjërave krijon kompleksitet të panevojshëm dhe ankth të pa justifikuar. Për të përballuar më mirë dhe në mënyrë më konstruktive një konfrontim, ndiqni këto tre hapa:
1. Reflektoni. Pyeteni veten nëse ka pasur raste që në vend që të flisni, e keni mbajtur gojën mbyllur. A i shmangni ju këto lloje konfliktesh?
2. Siguroni përgjigje. Pyesni miqtë dhe kolegët e besuar se si e perceptojnë ata gatishmërinë tuaj për t’u angazhuar në nje konflikt konstruktiv. Ka të ngjarë që ata të vënë re modele të cilat janë më pak të dukshme për ju.
3. Eksperimentoni. Në fakt nuk ju duhet të ndryshoni brenda natës. Provoni të rikujtoni një kërkesë ose fjalimin gjatë një takimi dhe vini re ecurinë e tij. Parafytyroni komentin tuaj me një hyrje që ju jeni duke punuar për tu përmirësuar në përballjen e konfliktit. Kjo do të ndihmojë të demonstroni sinqeritetin tuaj.