MSH: 12 persona humbin jetën nga virusi, regjistrohen 637 të infektuar

16/12/2020 4:33 PM 0 komente

12 persona humbin jetën nga virusi në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 637 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2657 testime, ku pjesa më  madhe e rasteve të reja janë përqendruar në kryeqytet, Lezhë e Shkodër.

“249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,

20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 raste në Pogradec dhe Korçë,

7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në Krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.

Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

1040 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç”.

Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of