Afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit në gjashtë muajt e parë të vitit, ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qershor të vitit 2019.
Shifrat e këtij 6-mujori janë shumë më të ulta se sa ato të vitit të kaluar kur udhëtuan me tragete afro 250 mijë pasagjerë, sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës.
Kjo rënie lidhet me periudhën disamujore të pandemisë nga Covid 19, gjatë së cilësra ndjeshëm numri i lundrimeve drejt Italisë dhe anasjelltas.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim gjatë periudhës janar-qershor 2020 kanë kryer 320 lundrime vajtje-ardhje, ose 148 lundrime më pak se sa në të njejtën periudhë të vitit 2019.
Përveç udhëtarëve tragetet kanë transportuar 372 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë.
Në 6 muaj tragetet transportuan gjithashtu 20,075 autovetura, 28,424 kamionë dhe 2,341 trailerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.