Të dhënat e fundit tregojnë që njerëzit janë duke kërkuar për punën e tyre të “ëndrrave”, edhe nëse do ju duhet të lëvizin jashtë shtetit për ta gjetur atë.
Ndërkohë që ekonomia po gjeneron vende pune, njerëzit që qëndruan gjatë recesionit kanë më shumë besim që mund të lëvizin drejt “kullotave më të gjelbra”. Kjo nuk është një surprizë pasi 86% e punë kërkuesve që janë aktualisht të punësuar janë në kërkim të një pune jashtë profesionit aktual. “Njerëzit janë duke shkuar drejt punëve të ndryshme, krejtësisht të ndryshme nga puna që po bëjnë tani”, tregon Tara Sinclair, ekonomiste në ueb-in e punësimit “Indeed.com”.
Rreth 60% e atyre që po kërkojnë një punë të re nuk po marrin në konsideratë të kërkojnë brenda fushës ku janë. Ndërsa 28% e kërkuesve për punë janë të gatshëm të shkojnë dhe në shtete të tjera për të gjetur punën që dëshirojnë. Është vetëm një e katërta por duke marrë parasysh me një vit më parë kjo shifër është dyfishuar.
Pra, çfarë mund të bëjnë punëdhënësit për të mbajtur punonjësit e tyre të palëvizshëm? Një rritje e bonusit do të ndihmonte, pa dyshim.
“Në fakt, në kërkimet tona tregohet që njerëzit që janë të paguar mirë kërkojnë të qëndrojnë në profesionin aktual,” thotë Sinclair. Paraja mund të mos jetë gjëja që i tërheq më tepër njerëzit në punën që bëjnë por ajo mund të jetë një element kyç për mbajtjen e punonjësve të mirë.
Në bazë të studimit,në ShBA, Teksasi po tërheqë më shumë aplikantë, ndjekur nga Kalifornia dhe Florida. Vendet ku punonjësit po kërkojnë më shumë të largohen janë, Washington D.C, Wyoming dhe Virxhinia Përendimore.