Në Portin e Durrësit janë përpunuar 2,5 milionë tonë mallra në 8 muaj

16/09/2020 5:37 PM 0 komente

2,5 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 8 muajve në Portin më të madh në vend. Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, në periudhën janar-gusht 2020, janë përpunuar 866 mjete lundruese, respektivisht 380 anije tregtare dhe 486 tragete.

Volumi më i madh i mallrave është përpunuar me konteinerë, që zë 40 % të totalit të përpunuar gjatë këtyre 8 muajve, ndjekur nga mallrat gjenerale të përpunuara në Terminalin Perëndimor, në të cilin janë përpunuar 547 mijë tonë mallra ose 22 % e sasisë totale, në Terminalin e Tragetve 20% dhe 18 % e mallrave janë përpunuar në Terminalin Lindor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rënie me 9 % e sasisë së mallrave të përpunuara në kalatat portuale, si pasojë e kushtëzimeve të shkaktuara nga pandemia e covid-19 edhe në sektorin e transportit detar.

Në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 179 anije transporti, ndërsa në atë Lindor 85 të tjera. Ndërkaq, në të njejtën periudhë kohore në Terminalin e Konteinerëve janë akostuar dhe përpunuar 116 anije të specializuara me konteinerë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of