Nga e hëna, hapur do jenë pikat ushqimore, farmacitë dhe bankat (05.00-13.00); Lista e aktiviteteve ekonomike që lejohen

21/03/2020 10:52 AM 0 komente

Që nga dita e hënë, datë 23.03.2020, do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në fashën orare 05.00-13.00 pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtimit të barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

Kjo përcaktohet në urdhrin e ri të datës 20 mars, “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”.

Më herët, oraret e bankave u kufizuan në 7-9 të mëngjesit, duke krijuar radhë të shumta në sportele. Po ashtu dhe në supermarkete u krijuar radhë, teksa njerëzit rendën që të furnizoheshin me ushqime.

Më poshtë është dhe lista e plotë e aktiviteteve ekonomike që lejohen të punojnë gjatë kësaj periudhe.

 

 

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of