Skocezi i cili do të mbushë 70 vjeç në 19 tetor jep mësim në universitetin Princeton. Ai ka zhvilluar një tezë sipas së cilës pabarazia ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë
“ Për analizën ndaj konsumit, varfërisë dhe mirëqenies” : ky është motivacioni me të cilën Akademia suedeze i ka dhënë ccmimin Nobel për Ekonominë 2015, 70-vjeccarit skocez Angus Deaton, docent në Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin prestigjioz amerikan Princeton.
I formësuar në Fettes College në Edimburg (qytet në të cilin lindi në 19 tetor 1945), e më pas në Cambridge, Angus Deaton ka dhënë mësim ekonometri në Bristol, përpara sesa të ishte pjesë e katedrës akademike në Princeton ( në 1983).
I vlerësuar edhe më herët me ccmime të ndryshme për kërkimet e tij në fushën e ekonometrisë, studiuesi skocez ka formuluar edhe hipotezën “ paradokosi Deaton” në studimin “The Great Escape: Health, Wealth, and the Origins of Inequality” (Arratisja e madhe : shëndet, mirëqenie dhe origjina e pabarazisë). Teza, që për shumë është kundër rrymës, mbron idenë se pabarazia është e nevojshme pasi ndihmon rritjen dhe zhvillimin, ndërsa frenohet, gjithmonë sipas Deaton nga politikat rishpërndarëse. Në të njëtën kohë Angus Deaton ka zhvilluar edhe një metodë për matjen e varfërisë.