Impresionuar nga telefonat inteligjent të “OnePlus One”? Atëherë, ndoshta ju mund të interesoheni edhe për “One Watch”, orën inteligjente që është planifikuar të dalë në treg nga OnePlus. Në rast se keni humbur disa të reja më të fundit të teknologjisë, prodhuesi kinez “OnePlus” nxori“OnePlus One” me ekran 5.5 inç 1080P, procesor Snapdragon 801 dhe 3 Gb Ram, madje me një çmim të admirueshëm. Mesa duket, tashmë kompania po bëhet gati për të ardhur me një pajisje veshëse Android, që mund të jetë gjithashtu me një çmim të përshtatshëm.
Ora e “OnePLus”, “One Watch”, e cila mund të bëhet zyrtare së shpejti, mendohet të ketë formë të rrumbullakët, e ngjashme me “Moto 360”, ekran safir Oled, zbukurues me përbërës titani dhe rrip lëkure, i cili do të ketë të lakuar një bateri që karikohet me anë të wireless-it. Deri më tani nuk ka shenja nëse blerja do të jetë e kufizuar, ashtu siç ndodhi me telefonin inteligjent, ku për të pasur të drejtë për të blerë produktin, duhet si fillim të merrje një ftesë nga kompania nëpërmjet email-it.