Grupet e opozitës pro-serbe dhe ruse të Malit të Zi pretenduan fitoren kundër partisë pro-perëndimore në pushtet në një zgjedhje të tensionuar parlamentare që mund të çojë në një ndryshim në qeverisjen e shtetit të vogël Ballkanik, shkruan AP.
Të dhënat jozyrtare treguan se të dy kampet janë kokë më kokë, megjithëse ato gjithashtu tregojnë se opozita ka një shans më të madh për të formuar një koalicion që do të qeverisë vendin e vogël të Adriatikut dhe eklipsojë Partinë Demokratike të Socialistëve që ka qenë në pushtet për 30 vjet.
Intresi për të votuar ishte I lartë. Rreth 75% e 540,000 votuesve të kualifikuar kishin hedhur votat e tyre, tha komisioni shtetëror i zgjedhjeve. U krijuan radhë jashtë disa qendrave të votimit në një ditë shumë të nxehtë vere.
“Regjimi ka rënë,” tha Zdravko Krivokapic, udhëheqësi i koalicionit të opozitës “Për të Ardhmen e Malit të Zi” pas një numërimi të votave nga Qendra për Monitorimin dhe Kërkimin, një grup i pavarur.
Duke pretenduar fitoren, Krivokapic tha: “Njerëz të Malit të Zi, liria ka ardhur!”
Një organ i pavarur monitorues thoshte se me gati të gjitha votat e llogaritura, partia në pushtet kishte rreth 35% përqind ndërsa grupi kryesor i opozitës kishte rreth 33%, por opozita ka me një potencial më të madh për të formuar një koalicion qeverisës me grupet aleate të opozitës.
Rezultatet e plota zyrtare priten të hënën.