Ministria e Shëndetësisë, ndonëse me një buxhet 200 milionë euro, as këtë vit nuk ka arritur t’i përmbushë të gjitha nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Shqetësuese për mjekët dhe pacientët vazhdon të mbetet mungesa e disa barnave nga lista esenciale dhe mungesa e aparaturave të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Fakiri Spahiu, drejtor i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë për gazetën “Zërin” se mbi tre milionë euro janë ndarë për pajisje mjekësore për Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe për QKUK-në, derisa ka konsideruar se ky buxhet është i kufizuar, andaj edhe këtë vit do të duhet t’i blejnë ato pajisje, të cilat janë si prioritete kryesore.
Spahiu ka treguar se problem kryesor në QKUK është materiali shpenzues, si dhe barnat e listës esenciale, derisa as aparaturat nuk janë në gjendje të mirë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.