Panairi i Ndërtimit, Arkitekturës & Planifikimit Urban 2020, me fokus tek novacioni

20/02/2020 5:47 PM 0 komente

Inovacioni në ndërtim, realizimi i ndërtesave Smart, ekologjike me zero emetime ishin kryefjala e diskutimeve në Panairin e Ndërtimit, Arkitekturës & Planifikimit Urban, që u zhvillua për  të dytin vit radhazi në Expocity Albania. Kompani shqiptare dhe jo vetëm, mirëpresin vizitorë të shumtë për t’i prezantuar produktet dhe shërbimet që ofrojnë në këtë sektor.

Aktorë të rëndësishëm institucionale dhe shoqëri të cilat operojnë në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës i janë bashkuar panairit dhe do të jenë në qendër të vëmendjes se kësaj platforme komunikimi për zhvillimet, risitë dhe të ardhmen e sektorit.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë se Tiranës tha në çelje të panairit se kjo industri duhet të synojë për të qenë punëdhënëse me e madhe fale situatës se rindërtimit pas tërmetit duke theksuar se sot është dita e të gjithë të rinjve të cilët studiojnë dege si: arkitekture, inxhinieri etj., qe të tregon se mund të ndërtojnë më mirë e mund të bëjnë ndërtesa më të qëndrueshme.

Z.Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të përfshihet në disa risi ndërtimtarie dhe sapo ka hapur një konkurs ku kanë aplikuar 29 kompani vendase dhe të huaja për të ndërtuar Bashkinë e Re, e cila do të jete ndërtesa e parë në Republikën e Shqipërisë dhe në Ballkan me zero ndotje  e zero karbon dhe që do të vendosë një standard të ri për Tiranën në Shekullin e II-te tani që mbushi 100 vjeç.

Veliaj shtoi se donacionet dhe kreditë prej 1.15 Miliard Euro, që u dhanë në konferencën e donatorëve për rimëkëmbjen pas tërmetit janë një mundësi e jashtëzakonshme kryesisht për industrinë e ndërtimit, specifikisht rindërtimi i lagjeve të reja, shkollave, spitaleve etj.

Në kuadër të organizimit të panairit, Z.Veliaj cilësoi se Expocity Albania është kthyer në një stacion të rëndësishëm, dhe një kryqëzim jo vetëm i rrugëve fizike, por edhe i rrugëve metaforike, që lidh shoqëritë vendase dhe të huaja, duke luajtur një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e ideve, propozimeve dhe bashkëpunimeve.

Drejtoresha Ekzekutive e Expocity Albania Znj. Aida Lutaj theksoi se ky event i jep shtysë krijimit të bashkëpunimeve të rëndësishme për zhvillimin e këtyre sektorëve, krijimin e një pike-takimi mes kërkesës dhe ofertës, nxitjen e promovimit të risive dhe zgjidhjeve efektive të aplikuara se fundmi në këtë industri për realizimin e ndërtesave Smart. Sipas Znj. Lutaj, prezenca e aktoreve të rëndësishëm si nga sektori privat ashtu edhe ai publik, dëshmon për një frymë bashkëpunimi efektive për të kontribuar në zhvillimin e një përqasjeje të re pro-inovacion, të aplikuar që nga faza projektuese e deri tek produktet dhe ndërtimet e realizuara sipas standardeve më të fundit.

Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti u ndal tek rëndësia e teknologjisë dhe rëndësia e të kuptuarit që habitati qe na rrethon duhet jetuar në mënyrë Smart. Znj. Margariti solli në vëmendje që para pak ditësh Qeveria miratoi tipologjitë dhe modelet e reja të ndërtimit bazuar në një teknike të re dhe inovative. Kjo do të thotë mundësi me të shumta projektimi, ndërtimi dhe risi në mënyrën se si kompanitë do të ndërtojnë, eksperience e re për të gjithë punëtorët dhe të gjitha këto nënkuptojnë zhvillim ekonomik për vendin.

Artan Shkreli, Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë nxiti të gjithë arkitektet e ndërtuesit dhe palët e interesuara të vizitojnë e të marrin pjese në këtë event për të zhvilluar knoë-hoë dhe zgjeruar informacionin mbi risitë dhe zhvillimet e sektorit.

Dita e sotme dhe dy ditët në vijim ftojnë të gjithë inxhinierët, arkitektët, projektuesit, investitorë të sektorit dhe publikun e gjerë dhe konsumatorin final të vizitojnë Edicionin  e 2-të, të Panairin e Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of