Uzbekistani do të rrisë potencialin e tij të energjisë diellore, dhe do të shpenzojë 275 milionë dollarë në ndërtimin e projektit të parkut diellor, ku sipas deklaratave të fundit të qeverisë, nëpërmjet këtij parku do të plotësohen 3.1% të nevojave të brendshme të vendit.
Koston më të madhe të ndërtimit të këtij projekti do ta plotësojë Banka Aziatike për Zhvillim dhe Fondi i Zhvillimit të Shtetit të Uzbekistanit.
I vendosur në rajonin e Samarkand, parku diellor do të gjenoerojë 150 kwh, çdo vit me kapacitet të plotë, të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme të vendit për konsum energjie deri në 3.1%. Si vendi me numrin më të madh të banorëve në Azinë Qendrore, me mbi 30 milionë, parku i energjisë diellorë është projekti më i madh që është ndërtuar ndonjëherë në vend.
Ky park, punimet e të cilit kanë filluar që në fund të 2015-s, është pjesë e skemës së projektit të qeverisë së Uzbekistanit për të zhvilluar energjinë e ripërtëritshme në vend. Panele të tjera diellore, edhe pse më të vegjël, janë projektuar edhe për rajone dhe vende të tjera. Në planet e afërta të qeverisë është edhe ndërtimi i Institutit Ndërkombëtar të Energjisë Diellore në Uzbekistan.