Qeveria gjermane po investon 500 milionë euro në përmirësimin e sistemeve të ventilimit në ndërtesat publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Grantet do të shkojnë për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyrat publike, muzeume, teatro, universitete dhe shkolla. Kompanitë private nuk janë ende të përfshira.
Virusi përhapen në spërkla të vogla të quajtura ‘aerosole’, të nxjerra nga njerëzit e infektuar, veçanërisht kur teshtijnë ose kolliten.
Studimet sugjerojnë që ato mund të qëndrojnë në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta.
Ftohja e motit i ka vënë njërëzit më shumë në rrezik sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
Qëllimi kryesor është të përmirësohen sistemet ekzistuese të kondicionimit të ajrit, në vend që të instalohen sisteme të reja, të cilat kushtojnë më shumë.
Çdo përditësim është i pranueshëm për një maksimum prej 100 mijë euro investim.
Financimi është gjithashtu i disponueshëm për sensorët e CO2 të cilët tregojnë kur ajri në një dhomë është i rënduar, jo i shëndetshëm. Grantet do të ndahen duke filluar nga kjo e martë.
Qeveria gjithashtu dëshiron që shkollat që nuk kanë sisteme qendrore të kondicionimit të ajrit të paktën të marrin pastrues të lëvizshëm të ajrit. Por kjo do të varet edhe nga sa lehtë mund të ajrosen dhomat thjesht duke hapur dritaret.
Televizioni bavarez BR24 raporton se ventiluesit e lëvizshëm, të cilët filtrojnë grimcat e vogla dhe kushtojnë nga 2 mijë euro secili, mund të pastrojnë në mënyrë efektive një dhomë brenda disa minutash.
Por ekspertët gjermanë thonë se aparati që mbështetet në dritën UV, jonizimin ose ozonin mund të jetë joefektiv ndaj koronavirusit dhe në disa raste përkeqëson cilësinë e ajrit.
Sipas shifrave më të fundit zyrtare të Gjermanisë, 4,325 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e kaluara. Numri i të vdekurve të raportuar është 9,789.
Shkalla e infeksionit është rritur në të gjithë Gjermaninë javët e fundit, por rritja është më e dukshme në disa vende fqinje, veçanërisht në Republikën Çeke, Hollandë dhe Francë./BBC