Mirëqenia e lartë dhe një opozitë e ndarë ishin faktorët që e mbajtën sërish në pushtet partinë “Ligj dhe Drejtësi”.
Gjatë katër viteve të fundit, Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) ka qenë e pandalshme. Pasi erdhi në pushtet në 2015, ajo filloi të riformësojë Poloninë sipas vizionit nacionalist dhe konservator, duke filluar që nga gjykatat e deri te familja. Pavarësisht konfliktit të saj të tejzgjatur me Komisionin Europian, i cili e ka akuzuar atë për nënvlerësimin e sundimit të ligjit, kjo parti vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e popullore. Në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 13 tetor të këtij viti, ajo fitoi mandatin e dytë. Por bazuar në faktorë të “Ne morëm shumë vota, por ne meritojmë edhe më shumë”, tha kryetari i PiS, Jaroslaw Kaczynski, lideri jozyrtar i vendit, në fjalimin e tij mbajtur në selinë e partisë në Varshavë pas shpalljes së rezultatit të sondazheve. Partia e tij mori 43.6% të votave, duke u shkëputur nga rivalja e saj kryesore, koalicioni qendror i udhëhequr nga Platforma Qytetare, e cila ka drejtuar Poloninë që nga viti 2007 deri në 2015. Këtë herë, koalicioni qendror mori vetëm 27.4%. Me 235 nga 460 vende në Sejm, Dhoma e Ulët e Parlamentit, partia PiS ka marrë shumicën e vendeve. Por teksa ekonomia polake po shfaq shenja ngadalësimi, kjo shumicë mund të mos jetë aq e madhe sa t’i ofrojë kësaj partie siguri të përhershme. Gjatë fushatës zgjedhore ajo ndërmori disa masa, të cilat mendohen se kanë ndikuar në marrjen e këtij niveli të lartë votash. Ajo rriti pagesën në 500 zlotë (127 dollarë amerikanë) në muaj për fëmijë për të gjithë fëmijët, prezantoi një pension bonus për pensionistët, hoqi taksën e të ardhurave për punonjësit deri në moshën 26 vjeç dhe, dhe që prej 1 tetorit, uli taksën e të ardhurave personale nga 18% në 17%. Ajo gjithashtu u përpoq të mobilizojë votuesit përmes frikës, në të njëjtën mënyrë siç veproi edhe në vitin 2015, kur i portretizoi refugjatët nga Lindja e Mesme si një rrezik për sigurinë kombëtare. Këtë herë, z. Kaczynski identifikoi një kërcënim të ri: “një sulm ndaj familjes polake” nga njerëzit homoseksualë.
Parlamenti i ri do të jetë më i larmishëm se ai i vjetër, duke filluar nga qendra e majtë në atë të djathtë. Në pamundësi për të rënë dakord për të formuar një koalicion të vetëm, opozita kandidoi nëpërmjet tre partive: Platformës Qytetare, e cila mori 134 deputetë, Koalicioni Agrar Polak, i cili do të ketë 30, dhe e Majta, që do të ketë 49. Pas dështimit në këto zgjedhje për të kapërcyer pragun parlamentar të 2015, Partia e Majtë, u rikthye si një aleancë e fortë e social-demokratëve të vjetër dhe dy partive të reja progresive, me një platformë që përfshin mbështetjen ndaj martesave të personave homoseksualë, abortin legal dhe ruajtjen në maksimum të mjedisit. Në të djathtën e largët, Partia Ligj dhe Drejtësi po përballet me një rival të ri: Konfederatën, një Aleancë Euroskeptike të lëvizjeve nacionaliste, e cila do të ketë 11 vende në Parlament. Megjithëse fitoi vetëm 6.8% të votave, sondazhet treguan se kjo parti kishtë numrin më të lartë të votuesve të rinj (20% që i takonin grupmoshës 18-29 vjeç). Problemi më i madh i partisë PiS është në Senat, Dhomën e Sipërme të Parlamentit. Pasi të tre partitë opozitare ranë dakord për të mos kandiduar me kandidatë kundër njëri-tjetrit, partia populiste PiS humbi shumicën e saj të përgjithshme dhe sivjet ajo do të përfaqësohet në Senat nga vetëm 48 senatorë, në krahasim me 61 që kishte në 2015. Senati mund të ndryshojë dhe kundërshtojë ligjet e Sejm-it, Dhomës së Ulët të Parlamentit, duke i dhënë kështu mundësinë opozitës për të ndaluar të gjitha ndryshimet që sipas saj janë të diksutueshme. Por PiS do të jetë në gjendje të rrëzojë çdo ndryshim ose veto, falë shumicës së saj absolute në Dhomën më të fuqishme, në atë të Ulët.