INSTAT ka publikuar të dhëna për transportin në porte, hekurudha dhe atë ajror për korrikun dhe 7 mujorin.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2019 është 406 mijë ton, duke u rritur 25,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në shtatëmujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2,6 milionë ton, duke u rritur me 15,6 % krahasuar me vitin 2018.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Korrik është 1,9 milionë ton-kilometër, duke u ulur me 2,9 % krahasuar me Korrik 2018.
Në shtatëmujorin 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 11,5 milionë ton-kilometër, duke u rritur me 12,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Në muajin Korrik 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 203 ton mallra duke u rritur me 12,5 % në krahasim me Korrik 2018.
Në shtatëmujorin 2019, me ajër janë transportuar 1.348 ton mallra duke u rritur 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.
Numri i fluturimeve të kryera, në Korrik 2019 është 3.216 duke shënuar një rritje me 16,6 %, ndaj Korrik 2018.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Korrik 2019 është 232.975 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2018, ky tregues është ulur 0,3 %. Në shtatëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 715.797 pasagjerë, duke u rritur me 5,4 %, krahasuar me një vit më parë.
Në muajin Korrik 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,3 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin 2019 është 1.796.867 pasagjerë duke u rritur me 11,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Korrik 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 87 mld lekë dhe 52,7 % e tyre u transportua me det.
Në shtatëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 557 mld lekë dhe 52,4 % e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Korrik 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,2 %, me rrugë 39,2 % dhe me ajër 1,3 %.
Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 7,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Në shtatëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 39,1 % dhe me ajër 1,4 %.
Në shtatëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 8,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Importet e mallrave
Në Korrik 2019, mallrat e importuara me det zënë 49,7 %, me rrugë 43,8 % dhe me ajër 3,2 %.
Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2019 janë rritur me 4,1 % krahasuar me të njëtën periudhë të 2018.
Në shtatëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 49,2 %, me rrugë 42,7 % dhe me ajër 3,1 %.
Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 2,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.