PBB e Rumanisë u rrit me 1.8% në tremujorin e dytë pas rritjes me 2.5% në tremujorin e parë, sipas vlerësimit të publikuar nga zyra e statistikave më 17 gusht.
Shkalla vjetore e rritjes arriti kulmin në 13% në vit, një efekt i rimëkëmbjes pas karantinës që gjymtoi ekonominë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Në 6-mujorin e parë, ekonomia u rrit me 6.5% në bazë vjetore, ndërsa parashikimi i qeverisë ishte 7%.
Si pasojë, analistët e kanë ulur optimizmin, megjithëse ende presin një rritje të plotë vjetore në përputhje me parashikimin zyrtar të qeverisë prej 7%.
Tataru nga ING e lidh rimëkëmbjen me shpenzimet në sektorin privat dhe investimet publike.
Banka BCR e rishikoi parashikimin për rritjen e ekonomisë rumune këtë vit në 7.4% nga 8%.
Kryeministri Floirin Citu u shpreh: “Ne premtuam se Rumania do të ketë rritje të shpejtë ekonomike, me një kthim në formë V. Faleminderit, të dashur rumunë, që realizuat rimëkëmbjen më të shpejtë që ka përjetuar ndonjëherë Rumania”, tha ai.
Janë dy elemente që vënë në perspektivë rimëkëmbjen ekonomike. Së pari, PBB, në TM2, u rrit me vetëm 1.7% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2019. Rimëkëmbja është një arritje, e realizuar më shpejt se sa pritej fillimisht, por rritja është ende e brishtë. “Mbinxehja ekonomike” nuk ka të ngjarë me ritme kaq të vogla rritjeje, por nuk është e pamundur, nëse oferta e brendshme mbingarkohet nga kërkesa e fortë për më shumë se një periudhë kalimtare.
Së dyti, rritja prej 1.8% në tremujorin e dytë të vitit nuk reflekton rritjen aktuale tremujore, sepse indekset e përdorura për rregullimet sezonale u “ndikuan” nga karantina, e cila shkaktoi rënie jonormale të PBB-së, në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.