Edmond Spaho: Përvojat tregojnë se ekonomia nuk shërohet duke shtrënguar litarin; Ervin Koçi: Po vendoset ligjshmëria fiskale
Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, pohon se aksioni nuk po godet në drejtimin e duhur. “Pjesa dërrmuese e të ardhurave që mungojnë në buxhet nuk janë nga sektori i biznesit të vogël, por shkaku i vërtetë i mungesave është korrupsioni i madh në tatime dhe dogana dhe veçanërisht kontrabanda në karburante dhe cigare”, pohon ai.
Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste, Komisioni i Ekonomisë, vlerëson gjithë angazhimin e shtetit në këtë operacion kombëtare vlerësoj si një nga më të rëndësishmit që një qeveri shqiptare ka ndërmarrë në këto 25 vjet dhe është i bindur në rezultatet pozitive të aksionit.
Spaho: Përvojat tregojnë se ekonomia nuk shërohet duke shtrënguar litarin
Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, parimisht e ka mbështetur aksionin ndaj informalitetit, porse pohon se qeveria nuk po tregohet e sinqertë me mjetet dhe argumentet që po përdor. Pjesa dërrmuese e të ardhurave që mungojnë në buxhet nuk janë nga sektori i biznesit të vogël, por shkaku i vërtetë i mungesave është korrupsioni i madh në tatime dhe dogana dhe veçanërisht kontrabanda në karburante dhe cigare. Spaho pohon se, përvoja e të gjithë vendeve në vështirësi ekonomike ka treguar se ekonomia nuk shërohet duke ia shtrënguar më shumë litarin, por duke i dhënë më shumë oksigjen.
Si e vlerësoni aksionin e qeverisë për informalitetin?
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit u konceptua si përgjigje ndaj mosrealizimit të ndjeshëm të të ardhurave për 7-mujorin e vitit me rreth 160 milionë $. Në parim, çdo nismë e ndërmarrë për reduktimin e informalitetit duhet përshëndetur. Çdo biznes duhet të jetë i regjistruar dhe të operojë me kasë fiskale.
Në të vërtetë, qeveria nuk e paraqiti evazionin si shkak për mungesën e të ardhurave, por u shpreh se mosrealizimi i tyre është pasojë e reformave të ndërmarra, orientimi i konsumatorëve drejt prodhimit të brendshëm dhe prodhimi i bollshëm i energjisë elektrike nga burimet e brendshme. Por edhe këtu, nuk u tha e vërteta.
Nëse nuk kemi importuar energji elektrike, kjo do të thotë se kemi rritur prodhimin e brendshëm. TVSH që mblidhet nga energjia elektrike është e njëjtë si për energjinë e importit, ashtu edhe prodhimin vendas, sepse atë e paguajnë konsumatorët fundorë, të cilët janë qytetarët dhe bizneset.
Mungesa e zhdoganimeve në cigare nuk ka lidhje me prodhimin e brendshëm të duhanit, por i vjen era kontrabandë, të cilën qeveria e lejon me vetëdije. Shteti ynë ka marrë informacione nga vendet fqinje për kontrabandën që po bëhet me cigaret. Pavarësisht se ka “rënë” importi i cigareve, kompanitë e mëdha të tregtimit të cigareve deklarojnë që konsumi nuk ka rënë, përkundrazi është rritur.
I njëjti arsyetim vlen për importin e karburanteve. Regjimi i taksave është i njëjtë si për karburantin e importit, ashtu edhe prodhimin vendas, për rrjedhojë qeveria atë që nuk ka arkëtuar nga importi, duhet t’ia kishte mbledhur ARMO-s.
Me sa thashë më sipër bie kredibiliteti i qeverisë në nisjen e këtij aksioni. Pjesa dërmuese e të ardhurave që mungojnë në buxhet nuk janë nga sektori i biznesit të vogël, por shkaku i vërtetë i mungesave është korrupsioni i madh në tatime dhe dogana dhe veçanërisht kontrabanda në karburante dhe cigare.
A duhet të niste ky aksion nga biznesi i madh?
Biznesit të vogël i vendosen taksa, jo se ai sjell kontribut të konsiderueshëm në buxhet, por në radhë të parë për të ruajtur unitetin e sistemit fiskal. Reforma duhet të ketë kudo ku ka evazion fiskal dhe në radhë të parë, atje ku shkaktohet dëmi ekonomik më i madh. Aksionet në të vërtetë duhet të jenë reforma, sepse këto janë jetëgjata dhe zgjidhin probleme.
Për të pasur ndikim serioz në reduktimin e informalitetit duhet të drejtojmë vëmendjen nga industria e naftës dhe importi i saj, mineralet, telefonia, sektori bankar, lojërat e fatit, eksportet me material porositësi dhe disa sektorë të tjerë ku mundësitë për evazion janë të mëdha dhe dëmi në buxhet i konsiderueshëm. Shembulli që dha Kryeministri me kafenë dhe ujin që konsumohet në një vit dhe humbjet në buxhet m’u duk i dyshimtë dhe përtej çdo proporcioni.
Ajo që thashë nuk nënkupton që biznesi i vogël nuk duhet të jetë i regjistruar e të mos mbajë kasa, por që qeveria duhet të ketë prioritete kur deklaron se evazioni zë rreth 40-50% të Prodhimit të Brendshëm dhe prioritete janë sektorët që përmenda më sipër.
Gjobat e caktuara nga qeveria për bizneset e mëdha për mospërdorim kuponi tatimor duket se janë stratosferike, në shifra që flasin edhe deri në 10 milionë lekë…
Nuk jam në gjendje të them se sa duhet të jetë gjoba por në radhë të parë duhet të synojmë sisteme vetëfunksionues, p.sh., ta bëjmë qytetarin të interesuar që të marrë kuponin dhe jo të trembim biznesin dhe qytetarin me polic dhe gjoba kur nuk japin/marrin kuponin, pasi nuk mbahet rregulli vetëm me polic.
Në opinionin tuaj, cilat do të jenë efektet që do të japë ky aksion në ekonomi?
Mungesa e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit duhet parë më gjerë. Ajo është shprehje e dështimit të modelit ekonomik që e majta i ofroi vendit dy vjet më parë, veçanërisht me ndryshimet në sistemin fiskal.
Taksimi progresiv në realitet po rezulton taksë e sheshtë. Ne kemi taksim progresiv vetëm në tatimin mbi të ardhurat personale. Të gjitha taksat e tjera janë taksë e sheshtë 15%, me një rritje 50% në krahasim me nivelin paraardhës të socialistëve në pushtet.
Tatimi mbi fitimin është 15%, tatimi mbi dividentin 15%, tatimin mbi qiratë 15%, tatimin mbi shitjen e pasurive të paluajtshme 15%, tatimin mbi trashëgiminë 15%. Të gjitha këto taksa, para dy vjetësh ishin 10%.
Veç sa më sipër, u rrit çmimi i energjisë elektrike, akcizës së karburantit dhe një sërë taksash të cilat jo vetëm nuk rritën të ardhurat në buxhet, sikurse u deklarua, por rritën koston e jetesës për të gjithë. Përpos kësaj u bllokua rritja e pagave dhe pensioneve. Këto masa ulën konkurrueshmërinë e vendit, larguan investimet dhe nuk u hapën vende të reja pune, përkundrazi papunësia u rrit dhe konsumi ra.
Taksa progresive mbi të ardhurat personale në mënyrën si është zbatuar ka dhënë efekte negative. U pretendua që, nëpërmjet saj, të pasurit do paguajnë më shumë dhe të varfrit më pak. Në të vërtetë, të pasur janë pronarët e bizneseve të mëdha, të cilat paguajnë 15% tatimfitimi dhe 15% tatim mbi dividentin dhe jo nëpunësit e shtetit, të cilët përbëjnë shtresën e mesme dhe që ne i tatojmë nga 13% deri në 23%.
Tatohen me 13% deri në 23% nëpunësit e sektorit publik dhe privat të një shteti, i cili ka pagat më të ulëta në Europë, madje dukshëm më të ulëta edhe se në Kosovë. Goditet shtresa e mesme, e cila është pasuria e kombit e që me mendimet, idetë dhe veprimet e saj çon vendin përpara. Duke taksuar më shumë se këdo këtë shtresë i është dhënë goditje edhe konsumit.
Përvoja e të gjithë vendeve në vështirësi ekonomike ka treguar se ekonomia nuk shërohet duke ia shtrënguar më shumë litarin, por duke i dhënë më shumë oksigjen.
T’i japësh ekonomisë më shumë oksigjen që të gjenerojë rritje të mjaftueshme ekonomike dhe vende të reja pune, midis të tjerash, do të thotë të ulësh barrën fiskale.
Ne shqiptarët nuk kemi kulturë për pagimin e detyrimeve tatimore, mangësi që vjen nga historia dhe që na është kthyer në tipar dallues. Përpos kësaj, edhe institucionet ligjzbatuese i kemi ende mjaft të dobëta e shpeshherë të korruptuara.
Për rrjedhojë, mendoj se është më efektive dhe jep më shumë rezultate një politikë fiskale e thjeshtë dhe me taksa të ulëta, që i bën njerëzit të respektojnë detyrimet ndaj shtetit nëse nuk duan të përballen me sanksione.
Rikthimi te koncepti i taksës së sheshtë me nivel 9%, jo vetëm do të reduktojë evazionin fiskal, por do të gjenerojë më shumë të ardhura në buxhet, më shumë investime dhe klimë më të mirë për biznesin, për rrjedhojë edhe më shumë vende pune dhe mirëqenie për qytetarët.
Krahas taksës së sheshtë 9% për tatimin mbi fitimin, dividentin e të ardhurat personale, duhet ulur Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Përvoja e vendeve që aplikojnë këtë taksë tregon se niveli 12.5% është më optimali që ndihmon ekonominë, qytetarët, por gjeneron të ardhura të mjaftueshme në buxhetin e shtetit.
Personalisht mendoj se duhen ulur taksat mbi banesat, tokën, qiratë, trashëgiminë, pasi ato sot nuk paguhen nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë dhe kontributi i tyre në buxhet është simbolik. Jam i bindur se nëse do t’i ulim këto taksa, shumë më tepër njerëz në qytet dhe në fshat do të paguajnë dhe më shumë para do të mblidhen prej tyre në buxhet.
Reformë tërësore duhet bërë në nivelin dhe administrimin e taksave dhe tarifave vendore. Shumë pak qytetarë i paguajnë ato dhe i vetmi detyrim apo penalizim për ata që nuk paguajnë taksat dhe tarifat vendore mbetet mosdhënia e certifikatës së gjendjes civile kur ke nevojë për të. Reforma që u krye në njësitë e pushtetit vendor, duke i zmadhuar ndjeshëm ato, nuk mund të kuptohet pa decentralizim dhe rritje kompetencash në fushën fiskale.
……………….
Flet Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste, Komisioni i Ekonomisë
Fushata deri në 2017-n, të vendoset ligjshmëria fiskale
E gjithë kjo fushatë ndërgjegjësimi është ndërrmarrë pasi kultura fiskale jo vetëm e bizneseve por edhe e administrates fiskale nuk është si ajo e vendeve perëndimore që kanë tradita shekullore.
Si e vlerësoni aksionin e qeverisë kundërinformalitetit?
Gjithë angazhimin e shtetit në këtë operacion kombëtare vlerësoj si një nga më të rëndësishmit që një qeveri shqiptare ka ndërmarrë në këto 25 vjet, për vetë rolin që ka biznesi në zhvillimin ekonomik të një vendi.Vendi ynë, duhet ta pranojmë se ka informalitet të lartë dhe lufta kundër tij ështënjë operacion i domosdoshëmqë ndihmon biznesin e ndershëm dhe konsumatorin dukeluftuarpaligjshmërinë fiskale. Gjatë dy viteve të qeverisjes së mazhorancës së majtë është bërë një punë e mirë për të formalizuar ekonominë, një tregues i qartë është numri i kuponave tatimorë që janë prerë nga biznesi që janë dyfishuar krahasuar me qeverisjen e mëparshme. Por, sot lufta kundër informalitetitshkonnë një shkallë më të lartë se angazhimi i administratës tatimore, përfshin një sërë institucionesh ligjzbatuese me një vullnet dhe mbështetjetë fortë politike nga mazhoranca e majtë dhe që i jep mbështjetje të plotë administratës fiskale për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal.
A duhet të publikohetplani operacional i masave në mënyrë që të jetë më i qartë për të gjithë ata që do të preken?
Plani operacional është paraqitur publikisht dhe do të ketë dy faza: Planin afatshkurtër që mbaron në fund të këtij viti dhe planin përfundimtar 2 vjeçar që prek periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017 e ku do të merret parasysh edhe përmirësimi i sistemit fiskal. Plani aftashkurtër do të promovojë zbatimin vullnetar të ligjit, formalizimine bizneseve dhe të punësuarve, shoqëruar dhe merritjen e kapaciteteve kontrolluese të administratës fiskale.
Plani operacional nuk ka të panjohura pasi përgjegjësi ligjore do të kenë vetëmbizneset që nuk zbatojnë detyrimet ligjore. Ai është i qartë për çdo biznes : Kontroll për zbatimin e legjislacionit fiskal duke filluar ngaregjistrimi i çdo biznesi dhe punonjësi; kontroll i plotë i zinxhirit të lëvizjes së mallrave nga bizneset e mëdha te më të vegjlit dhe deri te lëshimi i kuponit tatimor te konsumatori final. Përgjegjësia ligjore do të shtrihet edhe ndaj punonjësve të administratës që nuk zbatojnë detyrat funksionale të tyre.
A duhet të ndërmarrë qeveria një fushatë ndërgjegjësimi ( edukimi) veçanërisht nga ana e Tatimeve pasi ka biznese që kanë paqartësi në lidhje me faturat tatimore, kasat etj?
Më lejoni që të bëj me dije lexuesit që lufta nuk është kundër bizneseve të ndershme apo dhe atyre që mund të bëjnë ndonjë gabim teknik gjatë mbajtjes së llogarive, por ndaj veprimtarisë së paligshme të ushtrimit të një aktiviteti tregtar.Qëllimi i gjithë këtij operacioni është informimi i biznesit për të zbatuar vullnetarisht legjislacionin, ndëshkimi do të jetë për shkelësit e ligjit. E gjithë kjo fushatë ndërgjegjësimi është ndërrmarrë pasikultura fiskale, jo vetëm e bizneseve, por edhe e administrates fiskalenuk është si ajo e vendeve perëndimore që kanë tradita shekullore. Vendi ynë ka një traditë 25 vjeçare, por qëmendojqë është kohë e mjaftueshme që institucionete shtetit dhe komuniteti i biznesit të kishin konsoliduar kulturën fiskale, gjëqë nuk ka ndodhur. Për të ndërmarrë këtë fushatë ndërgjegjësimiqeveria ka mbi1 muaj qëe ka paraqitur publikisht luftën kundër informalitetit dhe objektivat e saj, administrata tatimore ka ngritur mbi 600 grupe pune që veç sensibilizimit japin dhe asistencë teknike, si dhe njëkohësisht ka kryer me qindra takime publikeme biznesin dhe konsumatorin. Kryeministri po zhvillon takime të përditshme me biznesin, konsumatorët, grupet e interesit, administratën, po kështu dhe ministrat.Pra, është një fushatë ndërgjegjësimi e plotë, e cila do të vazhdojë, por pa falur askënd që i shmanget me qëllimdetyrimeve fiskale.
Gjobat e caktuara nga qeveria për bizneset e mëdha, për mospërdorim kuponi tatimor duket se janë shumë të larta,me shifra që flasin deri në 10 milionë lekë.A mendoni se i përgjigjen realitetit shqiptar?
Në filozofinë tonë të menaxhimit fiskal gjobat nuk janë një mjet për të vjelur të ardhura për buxhetin e shtetit, por për të dënuar paligjshmërinë. Çdo sipërmarrës nëse zbaton me korrektësi legjislacionin fiskal do të jetë i vlerësuar dhe do të ketë mbështetjen e merituar të institucioneve shtetërore, kurse për cilindo tjetër që shkel ligjet gjoba ështëalternativa e vetme për ta kthyer në shinat e ligjit. Arsyeja që gjobat janë vendosur të larta dhe përsëritja e shkeljes ligjore për moslëshim faturë tatimoredo të përbëjë vepër penale është thjesht për të ndërgjegjësuar atëpjesë të biznesit të pandershëm për të zbatuar vullnetarisht ligjin, për t’i treguar se moszbatimi do të ketë kosto financiare më të larta për ta sesa zbatimi i ligjit.
Në opinionin tuaj, cilat do të jenë efektet afatshkurtër apo afatmesëm që do të japë ky aksion në ekonomi?
Efektet pozitive në ekonomi të luftës kundër informalitetit janë jo vetëmafatshkurtra dhe afatmesme, por dhe afatgjata në lidhje me integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Asnjë vend nuk mund t’i bashkohet BE-së kur informaliteti në ekonomi është i lartë.
Lufta kundër informalitetit do të vendosë konkurrencën e ndershme, do të sjellë barazinë midis bizneseve si dhe zhvillim të tyre, do të krijojë një mjedis optimist për të ardhmensidhe do të përmirësojë klimën për rritjene investimeve të huaja.I gjithë ky plan operacional do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, qëdo të thotë më shumë politika sociale, më shumëspitale, shkolla, shërbime e punë publike. Formalizimi i ekonomisë do të sjellë paga dhe pensione më të larta shoqëruar me taksa më të ulëta për biznesin dhe qytetarët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.