Përmirësimi i ekonomise se Spanjës nuk do te coje menjëherë ne rritje ‘të qëndrueshme’ të çmimeve te shtëpive teksa oferta mbi kerkeen, papunësia e lartë dhe reduktimi i popullsise nenkuptojne qe kërkesa do të mbetet e dobët për vitet e ardhshme, tha Moody Investors Service Inc.
Çmimet per banesat spanjolle, të cilat kanë rënë me rreth 40 për qind që kur ‘u shemb’ industria e pasurive të patundshme të vendit, janë në rritje për herë të parë në gjashtë vjet, sipas të dhënave zyrtare. Kjo nxiti spekulimet se tregu i pronës po ‘rigjallerohet’ më shumë se gjashtë pasi shkaktoi recesionin me te keqe ne historine demokratike te vendit.
Këshilli i Përgjithshëm i Regjistrave te Spanjës tha këtë muaj se çmimet e shtëpive u rritën rreth 1 për qind në tremujorin e dytë. Organizata vlereson se cmimet kanë rënë 32 përqind nga kulmi i tyre dhe tani janë në nivele qe per here të fundit jane refhistruar ne vitin 2003.