Një rinovim i rëndësishëm për modelin sport utility francez, që pa dyshim ka rritje në agresivitet. Por, nën lëkurë ka diçka tjetër: dy versione hibride plug-in. Ja si është bërë më e fuqishme
Në gamën e madhe të mjedisit sport utility ka një model që dallon nga të tjerët: Peugeot 3008. Dallon si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në brendësi, shumë origjinale, por edhe komplekse. Sa herë që e drejton, zbulon diçka të re: një mbajtëse objektesh, një funksion, një element shtesë apo një finiturë që nuk e ke vënë re më parë.
Kjo duke iu referuar modelit të 2016-ës që e ka lënë pas të shkuarën duke u transformuar në një Suv të vërtetë. Dhe tani dallon për një rinovim të rëndësishëm jo vetëm estetik (ashtu si versioni me shtatë poste 5008). Stili është bërë më agresiv, siç e tregojnë punimet nën fenerët e rinj, por që ngelet gjithsesi shumë e ndryshme nga modelet konkurrente gjermane.
Pavarësisht anës estetike, në këto kohë të shndërrimeve epokale u bë e dukshme rishikimi i shumëllojshmërisë së njësisë termike. Ia vlen të theksohet se ende reziston një motor i vjetër i mirë, sepse ka arsye të ekzistojë edhe për shkak të çmimit të pranueshëm (fillon nga 31.000 euro), me konsum të ulët dhe me drejtim të këndshëm. Po të ngjitemi më lart në listë, mbi 44.000 euro, gjejmë një 3008 hibrid plug-in me bateri të karikueshme me spinë dhe mund të zgjedhësh ndërmjet dy niveleve fuqie: 225 dhe 300 kuqj fuqi, respektivisht me dy motorë dhe traksion në rrotat para ose me tre motorë dhe traksion integral.
Ajo që drejtuam ne ishte një version më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë, që niste nga 50.430 euro. Duke përjashtuar këtu elemente më të dukshëm që ishin në fashën e emetimit të CO2 midis 21 dhe 60 g/km, si dhe plug-in që shton 3500 euro që rriten edhe në 6500 me opsionin e drejtimit të kursit.
FILLON Në ELEKTRIKE
Lëvizja e parë në qytet, në qendrën e Milanos, në ditë shiu, do të ishte një provë ideale për kontrollin e traksionit, të fuqisë dhe momentit përdredhës. Zgjodhëm modalitetin EV që duket dukej më i përshtatshëm. Ekrani tregon se bateria 13,2 kWh është në 99% dhe ka 60 km autonomi. Ky modalitet është i përdorshëm në kushtet kur Soc (gjrndja e karikimit) të jetë më shumë se 33%. Në rast të kundërt vihet në punë edhe motori 1.600 turbobenzinë.
Modeli Hybrid4 300 zyrtarisht kap 0-100 km/h në 6 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale 240 km/orë. Përkundrazi, në EV maksimumi është 135 km/orë. Eficensa e kompleksit bateri– inverter- motor rritet duke parë se në një segment rreth 30 km ka konsumuar vetëm 20 km autonomi. Këto janë të rikuperueshme edhe pa kërkuar një vend furnizimi elektrik sepse Peugeot 3008 vë në dispozicion një program ecjeje me benzinë dhe njëkohësisht me karikim të baterisë. Kjo pa dyshim me një konsum më të madh. Sigurisht, nuk është kjo mënyra më inteligjente e përdorimit të plug-in.
Për të pasur përfitimin e duhur nga ky investim do të ishte më e përshtatshme të karikohej gjatë natës në një shtyllë private ku energjia mund të kushtojë rreth 0.20 euro/kWh. Kështu, për një karikim të plotë mjaftojnë 2.80 euro, një shifër e mjaftueshme për një lëvizje ditore shtëpi–punë rreth 60 km (me një veturë diesel duhen pak më shumë se 3.50 euro, ndërsa me benzinë rreth 5 euro).
Po ashtu, ka edhe përfitime që lidhen me makinën elektrike, ose të aksesuara nga Ztl, të tilla si: taksa më të ulëta për këto lloj makinash, parkime gratis etj. Dhe një këshillë që vlen për të gjitha makinat e karikueshme: nëse nuk keni një prizë korrenti në oborr apo në vendin e punës, lëreni fare. Peugeot 3008 është disponibël edhe me motorë tradicionalë Euro 6d, apo më e lirë, 1.2 benzinë me 130 kuaj fuqi që kushton 29.000 euro.
Para se të dalim nga qyteti, ia vlen të ndalemi një moment në pjesën e brendshme të kabinës së makinës, që transmeton një ndjesi komforti e shkaktuar nga dizajni, materialet dhe gjithë kompletimi i saj. Timoni ngelet i veçantë, kurora është e vogël dhe e ulët, ndërsa instrumentat digjitalë janë lart. Duket sikur bota është e ndarë ndërmjet atyre që e vlerësojnë dhe atyre që e kundërshtojnë këtë zgjidhje. Mua më duket gjë e goditur këtu ku nuk mungon hapësira, në krahasim me modelet e vogla berline.
Megjithatë, duhet mësuar shpejt se si të manovrohen komandat kryesore në pjesën qendrore nëpërmjet mënyrës tradicionale ose të ekranit me prekje 10,25 inç me funksione të sakta, por ku mungon një specifikë aplikacioni për kërkimin e pikave të karikimit gjë që duhet kërkohet në navigatorin Tom Tom ose në smartphone.
KOMFORT I NJË PROFILI TË LARTË
Përveç pajisjeve për asistencën gjatë drejtimit ku bëjnë pjesë edhe fenerët multifunksionalë full Led për ndriçim natën, Peugeot 3008 tregon edhe elementë të tjerë të mirë fondamentalë nën profilin dinamik.
Megjithëse është mjaft e lartë nga toka, gjatë ecjes së shpejtë nuk lëkundet shumë (ka pak tronditje gjatë frenimit) dhe timoni është i shpejtë dhe i lehtë. Kambio automatike, më e mira që mund të dëshirohet për një model hybrid, si dhe komforti, japin pikë në favor të kësaj makine franceze.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.