Çmimi aktual i shitjes është rreth230 euroKy aparat i ri i tregtuar nga gjiganti hollandez Philips, të bën përshtypje që në fillim me elegancën dhe paraqitjen origjinale, por që në të njëjtën kohë ofron një përmbajtje teknologjike që të bën ta vlerësosh. Philips 639 ka një strukturë, të përcaktuar nga vetë firma, të tipi “Clamshell”, tipologji e cila po fiton gjithnjë e më shumë terren, si për modë ashtu edhe lehtësi përdorimi, jo vetëm në hapësirën telefonike të shoqërisë hollandeze por edhe në shoqëritë e tjera që tradicionalisht nuk e kanë përdorur asnjëherë (Nokia p.sh.). Origjinaliteti i këtij telefoni qëndron në faktin që në pjesën e sipërme është një ekran ekskluziv, pasqyrë i tipit OLED, të cilin kur është i fikur mund ta përdorësh si pasqyrë, ndërkohë që kur është i ndezur (i ndriçuar) dalin informacionet (data, ora dhe thirrjet) si edhe pamjet (screensaver) të parangarkuara në të ; efekti skenografik është shumë i këndshëm. I vetmi difekt i këtij ekrani si pasqyrë është që bëhet pis lehtë me gjurmët e gishtave, për këtë arsye bashkë me pajisjet jepet edhe një leckë për ta fshirë atë. Në krah të ekranit si pasqyrë ka disa thyerje të lehta dhe elegante metalike, prej alumini, kurse pjesa tjetër e telefonit është në plastikë ngjyrë argjendi me dy variante të dy pjesëve të vogla sipër dhe poshtë ekranit që mund të jenë të bardha ose perlë në versionin “Magic Pearl”, jeshile (Surprising Green) dhe ngjyrë gri (Fantastic Grey). Me një formë shumë të rregullt, me cepa të rrumbullakosur ka përmasa të përmbledhura, mat vetëm 8(+2 të antenës)x4x2cm, mëkat për antenën e jashtme që është, siç ndodh shpesh, jo e rehatshme.Pesha është mjaftueshmërisht e përmbledhur, diçka më pak se 90 gramë. Në brendësi gjejmë një ekran të përmasave të vogla, por me një program (128×128 pixel) dhe plot 65000 ngjyra, me matricë aktive (TFT), shumë të shkëlqyeshme dhe mjaft mirë të kontrastuar. Ekrani mund të vizualizojë deri në 4 rrjeshta tekst (+2 për ikonat e funksionimit) prej 19 gërmash secila. Tastet alfanumerike, ngjyrë argjendi ashtu si pjesa tjetër e tastierës, janë të ndriçuar nga brenda me një ngjyrë si potokalli/rozë, të lidhur me njëri-tjetrin, por përdoren pa vështirësi. Edhe tastet e funksionimit janë mjaft afër njëri-tjetrit, por më të rehatshëm, në qendër të tyre ndodhet një “mi” me 4 drejtime me tastin e përzgjedhjes qendrore.Funksion ekskluziv i tij dhe i telefonave të tjerë Philips është funksioni BeDJ, për të cilin krijuesi i telefonit ka rezervuar një tast që shërben për hyrjen direkte në këtë menu. Ka melodi të parangarkuara, të kompozuara nga disa prej Dj-ve më të famshëm europianë që mund të miksohen dhe të rregullohen nga përdoruesi i telefonit.Telefoni ofron gjithashtu 47 melodi të përfshira, polifonike me plot 32 tone. Midis funksioneve të ngelur gjenden-data, ora dhe zilja e zgjimit-makina llogaritëse dhe këmbyesi i valutës-axhenda/kalendari me kujtesë takimesh-rubrikë e brendshme me kujtesë dinamike prej 2MB, -thirrje me komanda zanore (voice dial), -komanda zanore (voice commands), -regjistrues zanor (voice memo), -2 lojra (tullat dhe kung fu),- të tjera të shkarkueshme (InFusio), – dërgim dhe marrje e-mail, -dërgim dhe marrje MMS, – dërgim dhe marrje EMS, – melodi polifonike – vibrim.Ka mungesa të mëdha të fotokameras të përfshirë, të programit Java dhe “Bluetooth”. Sipërfaqja përdoruese dhe grafike është tashmë klasike, si e pjesës më të madhe të telefonave Philips, me rrëshqitje gjë që mund ti pëlqejë ose jo përdoruesit por është mjaft e thjeshtë dhe intuitive, është vetëm pak e ngadaltë në hyrjen e funksioneve të ndryshme.Shumë e mirë cilësia e sinjalit si në bandën 900MHz, ashtu edhe në atë 1800, ndoshta edhe falë antenës së jashtme. Shumë e mirë edhe cilësia e dëgjimit, ashtu si në pjesën më të madhe të Philips-ave, zëri arrin gjithnjë i pastër, i qartë dhe mjaft mirë i dëgjueshëm. Mungon “zëri i lartë” i përfshirë. E shkëlqyer autonomia e garantuar nga bateria me jone litiumi prej 600mAh, megjithëse nuk është shumë e fuqishme. 300 janë orët e pritjes; duke bërë një përdorim të përzierë të thirrjeve, mesazheve, lojrave dhe navigimit, bëhet një javë e plotë (duke e fikur natën). Përvç kësaj baterie, pajisja e varfër parashikon edhe një furnizues baterish për udhëtime. Prisnim të ishte edhe fotokamera dixhitale meqenëse nuk është e përfshirë në telefon, por është e disponueshme vetëm opsionale. Aparati i prodhuar akoma në Francë, nuk ka paraqitur probleme funksionimi. Çmimi aktual i shitjes është rreth 230 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.