Projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe zgjatimi i saj në Rinas kanë marrë vlerësimin si “Projekti më i mirë hekurudhor në 2017. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se vlerësimi u dha nga EMEA Finance në kategorinë e Financimit të Projekteve. Huaja sovrane e BERZH prej 36.87 milionë Euro mbështetet nga një grant investimi prej 35.4 milionë Euro i Platformës të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
“Projekti mbështet kalimin nga transporti rrugor në atë hekurudhor i cili ka një nivel më të ulët ndotjeje karboni. Një projekt i BERZH që mbështet rehabilitimin e linjës hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit dhe ndërtimin e një lidhjeje të re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është vlerësuar si “Projekti më i mirë hekurudhor për 2017” nga komisioni i Çmimeve për Financimin e Projekteve në 2017 të EMEA Finance. Çmimet u ndanë në Londër në 6 Qershor 2018 dhe janë një ngjarje e shënuar në kalendarin global të financimeve të projekteve.
Mbështetja e BERZH për përmirësimin e linjës hekurudhore përfshin një hua sovrane prej 36.87 milionë Euro, nënshkruar në vitin 2016 për të bashkëfinancuar punimet për rehabilitimin e 34.7 km linjë hekurudhore midis Tiranës dhe qytetit të Durrësit dhe ndërtimin e një degëzimi hekurudhor prej 7,4 km që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në Maj 2018, huaja e Bankës u plotësua nga një grant prej 35.4 milionë Euro nga Bashkimi Europian përmes Platformës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Projekti ështe pjesë e Rruges 2 (Route 2) të Rrjetit Kryesor të Ballkanit Perëndimor që lidh qytetet e Podgoricës në Malin e Zi dhe Vlorës në Shqipëri.
Investimet e përgjithshme të BERZH në Shqipëri vlerësohen të jenë rreth 1 miliardë Euro në më shumë se 80 projekte” thuhet ne njoftimin e BERZH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me behet qefi kur degjoj lajme te mira per Shqiprine se eshte nje vend i vogel dhe mund te rregullohet shum spejt.n.q.s.dum ta rregullojm
Ne mos gaboj ky projekti “me i mire hekurudhor ne 2017” nuk eshte as elektrik