Pritet të nisë një projekt pilot, një bashkëpunim për shkëmbimin e të dhënave arsimore dhe të inovacionit, për fillimin e axhendës së përbashkët rajonale dhe për të ndërtuar prosperitetin e qytetarëve të 6 shteteve Ballkanike (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia).
Projekti “Opening Up Balkans”, sipas njoftimit të bërë publike në WBCs, adreson sfidën thelbësore të kërkimit dhe inovacionit në ekonominë e njohurive që shtrihet në transferimin e njohurive / teknologjisë nga auditorët, në tregun e punës. Funksionimi i këtij zinxhiri të vlerësimit të inovacionit nuk është i zhvilluar në Evropë dhe veçanërisht i pazhvilluar në Ballkanin Perëndimor (dhe në Evropën Juglindore), sipas një citimi në platformën europiane Western Balkan countries (WBCs).
Konkretisht, kjo ide ka të bëjë me integrimin e të dhënave ekzistuese arsimore, hulumtuese dhe inovative në rajon për të ofruar shërbime analitike të hapura dhe unike për shkencën dhe hulumtimet për kërkuesit, bizneset, politikëbërësit dhe publikun e gjerë. Synimi është të krijojë hapin e parë për një shërbim të plotë duke u bazuar në të dhënat ekzistuese nga Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Në hapin tjetër, pesë vendet e tjera nga rajoni do të përfshihen, mes të cilave edhe Shqipëria.
Iniciativa e vetme digjitale e rajonit të ardhshëm i bashkon vendet për të ndarë të dhëna dhe informacione që mund të parashikojnë trendet e ardhshme (arsimore, teknologjike, të biznesit, etj.). Kjo, nga ana tjetër, do t’i mundësojë ekonomisë rajonale të përcaktojë kompetencat dhe aftësitë e saj dhe të bëhet më konkurruese. Kjo do të sigurojë një sfond të bazuar në sistemin e hapur të informacionit për të inkurajuar një “sistem ndërkombëtar të inovacionit” për Ballkanin Perëndimor.
Projekti është në thelb një përmbledhje apo hapësirë e përbashkët e të dhënave, por me rezultatet e saj do të krijojë një bazë për një platformë të hapur arsimore në Ballkanin Perëndimor. Ai mbulon një boshllëk fillestar që mund të lehtësojë krijimin dhe shkëmbimin e përmbajtjes mes shteteve. Projekti në fillim të saj fuqizon më efektivisht të rinjtë, më saktësisht doktorantët, të diplomuarit në master, studentë të MSc në kërkime dhe profesionistë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.