Në vende të ndryshme ku mund të aplikohet për një punë, kompania që kërkon të punësojë, mund të marrë me mijëra CV në adresën postare apo nëpërmjet e-mailit. Por, ekspertët besojnë se diferencimin mes të shumtë CV-ve e bën një letër motivimi.
“Njerëzit që i shikojnë të gjitha këto CV janë të ngarkuar me punë dhe do të duan të dinë cilat prej tyre janë më me vlerë për t’u parë. Kështu ata në fillim lexojnë letrën e motivimit dhe më pas vendosin nëse është e vlefshme për t’u parë CV-ja apo jo.”- besojnë ekspertët.
Pra, letra e motivimit mund të ndikojë që CV-ja juaj të vihet re.
Një letër motivimi e mirë është relativisht e shkurtër, rreth dy paragrafe, shpjegon arsyet se pse jeni duke aplikuar për këtë punë, nëpërmjet një gjuhe profesionale dhe pa gabime.