PwC do të investojë 60 milionë dollarë amerikanë për rritjen e ekspertizës teknike dhe zgjerimin e shërbimeve të ofruara në Evropën Qendrore dhe Lindore
Tiranë, 17 Tetor 2013 – PricewaterhouseCoopers (PwC) do të investojë 60 milionë dollarë amerikanë në Evropën Qëndrore dhe Lindore në tre vitet e ardhëshme, për të rritur nivelin e ekspertizës në industri dhe për të forcuar pozicionin drejtues në treg. Investimi do të financohet nga PwC në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të përqëndrohet kryesisht në prurjen e talenteve nga tregu vendas dhe partnerëve e drejtuesve të specializuar nga rrjeti global i PwC.
Michael Kubena, CEO për PwC në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke komentuar mbi motivin që çoi në këtë investim shprehet:
“Me rritjen e tregjeve tona, rriten gjithashtu edhe kërkesat e klientëve tanë dhe ne do të na duhet të ofrojmë më shumë nëse duhet të mbajmë dhe të forcojmë pozicionin tonë si më të mirët në treg. Ne duhet të ofrojmë një gamë më të gjerë, më të thelluar dhe më të integruar shërbimesh që iu përgjigjen nevojave dhe vështirësive specifike të klientëve. Para disa vitesh ne nisëm me zgjerimin e aftësive teknike dhe ia dolëm me sukses. Duke punuar më afër me PwC në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet i mundur përshpejtimi i investimeve në biznesin tonë. Në të njëjtën kohë, do të bëhet gjithashtu i mundur ofrimi i opsioneve interesante të zhvillimit të karrierës së punonjësve tanë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.”
Orientimi i fuqisë ekonomike drejt tregjeve në rritje
Sipas Raportit Vjetor Global të PwC, një ndër pesë prirjet kryesore që do të transformojnë të ardhmen e biznesit në botë, është zhvendosja e ekuilibrit global të fuqisë ekonomike nga vendet e zhvilluara tek vendet në zhvillim. Dekada e ardhëshme do të shënojë pikën kulmore të kësaj zhvendosjeje ndërkohë që tregjet në rritje zgjerohen dhe shtojnë ndikimin e tyre në botë. Në vitin 2009, produkti i përgjithshëm bruto (PBB) i vendeve E7 – shtatë vendeve me zhvillimin ekonomik të shpejtë – ishte sa afro dy të tretat e G7- vendeve më të zhvilluara në botë. Në vitin 2050 do të kemi një zhvendosje të ketyre pozicioneve ku totali i PBB-së së vendeve E7 do të jetë sa dyfishi i atij të vendeve G7.
Ian Powell, kryetar bordi dhe partner i PwC në Mbretërinë e Bashkuar, shprehet: “Ne po investojmë në rrjetin tonë ndërkombëtar aty ku ka një potencial të dukshëm për rritje të mëtejshme. Eshtë shumë e rëndësishme që të qëndrojmë në pozitat e duhura për të ndihmuar klientët në mënyrë që ata të përfitojnë nga ekononomitë me zhvillim të shpejtë si dhe të punojmë me klientët tanë të rinj në procesin e rritjes dhe zhvillimit të tyre.
Financimi do të përqendrohet në industritë, vendet dhe shërbimet të cilat mundësojnë rritje ekonomike në rajon– në veçanti tregjet më të mëdha si Rusia dhe Polonia si edhe ekonomitë me rritje të madhe dhe sektorët kyç si ato të naftës dhe gazit, energjisë, minierave, shërbimeve financiare dhe sektorit publik.
Paul Tobin, Partneri Drejtues për PwC në Shqipëri, komenton:”me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe politike në Shqipëri, ky investim do të forcojë edhe më shumë burimet tona dhe do të bëjë të mundur ofrimin e ekspertizës dhe përvojave më të mira nga rrjeti i PwC për klientët tanë dhe investitorët e ardhshëm në Shqipëri.
Kombinimi i ekspertizës sonë ndërkombëtare me atë vendase do të vazhdojë të jetë thelbësor në ofrimin e shërbimeve tona me një cilësi të lartë”.
Shënim:
PwC në Evropën Qendrore dhe Lindore: PwC ushtron aktivitet në Europën Qendrore dhe Lindore për më shumë se 20 vjet. Aktualisht, numërohen 280 partnerë dhe 7,000 punonjës në 54 zyra në 29 vende të rajonit. PwC është firma e vetme e shërbimeve profesionale të konsulencës me një rrjet të integruar plotësisht në Evropën Qendrore dhe Lindore.
PwC në Mbretërinë e Bashkuar: PwC në Mbretërinë e Bashkuar ka afro 874 partnerë dhe mbi 17,400 punonjës në 57 zyra në Mbretërinë e Bashkuar, Channel Islands dhe Lindjen e Mesme. Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare www.pwc.co.uk.
PwC ndihmon organizatat dhe individët të krijojnë vlerat e dëshiruara. Me një shtritje në 157 vende dhe me një staf prej më shumë se 184,000 punonjësish, PwC është një rrjet firmash që ofron shërbime cilësore në fushën e auditimit, konsulencës fiskale dhe asaj financiare.
Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare www.pwc.com.
PwC i referohet rrjetit të firmave të PwC dhe/ose një ose më shumë firmave anëtare, ku secila prej tyre është njësi ligjore më vete. Ju lutemi vizitoni faqen zyrtare www.pwc.com/structure për më shumë detaje.