Qeverisja e korporatave vazhdon të jetë një temë me interes dhe rëndësi të madhe në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Në Kosovë, IFC së bashku me partnerët lokalë të përzgjedhur , “RTC Consulting” and “Recura Financials” do të ofrojnë shërbime të qeverisjes së korporatave për kompanitë dhe institucionet financiare, duke u fokusuar në trajnime tematike dhe konsultime. IFC është një lider i njohur botëror në promovimin e standardeve të qeverisjes së korporatave dhe ka zhvilluar një metodologji globalisht të respektuar dhe të mirë-testuar për vlerësimin e praktikave të qeverisjes së korporatave, rreziqeve dhe mundësive. Kjo metodologji është pasqyruar tashmë në Rrjetin për Zhvillim të Qeverisjes së Korporatave, një qasje e përbashkët e miratuar në 2011 nga 29 institucione financiare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.