Gjatë një takimi të zgjeruar me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar heqjen e fashës 300 KV të energjisë, duke theksuar se do të mbrohen shtresat në nevojë.
“Ka një spekulim shumë të madh lidhur me çmimin e energjisë, me këtë politikë që po ndjekim për shtresat në nevojë. Të gjithë së bashku duhet të kuptomë se në çfarë situate jemi, dhe si do dalim. Këtu kam ftuar edhe disa nga ministrat që janë pjesë e skuadrës dhe pjesë e kësaj reforme; si dhe drejtuesin e kompanisë së shpërndarjes. Dua të adresoj një volum ankesash dhe kritikash, që në përgjithësi vijnë nga një kulturë e papranueshme për një vend europian. Për një vend ku asnjë lloj vjedhje nuk mund të justifikohet. Dhe ana tjetër dizinformacioni që po bëhet. Arsyeja pse Shqipëria është sot në këto kushte nuk janë as pensionistët e as PAK. Nuk janë këta hajdutët, që kanë sjellë deri këtu këtë situatë. Duke përfituar nga verbëria e politikanëve. Ne nuk mund ta lejojmë që sëmundja që është një sëmundje e trashëguar të na kërcënuar, është thënë se shtresat në nevojë janë të mbrojtura, por vetëm në letër sepse kanë dështuar”, tha Rama.
Rama ka folur dhe lidhur me aksionet e ndërmarra së fundmi nga qeveria pë rata që vjedhin energjinë.
“Besoj e keni vënë re në këto dy ditë që nuk kanë vajtur në derën e pensionistëve, paraplegjikëve apo konsumatorëve, por në derën e bizneseve. Nuk janë arrestuar fukarenj, por janë arrestuar njerëz që kanë njësi tregtare. Janë arrestuar punonjës të kompanisë, pasi kanë përgjegjësinë më të madhe. Në vend të garantojnë që kompania të marrë atë që duhet bëjnë lidhje të tjera manipulojnë sahatet në këmbim të lekëve. Pjesën më të madhe të gjëmës e bëjnë atë që kanë jo atë që s’kanë. Nuk jemi në këtë kolaps se një familje e varfër ndez llambën. Ne nuk mund të amnistojmë energjinë elektrike “- tha Rama.
Ai shtoi se sot në Shqipëri mungojnë rreth 150 mijë sahate. “Një pjesë tjetër që janë të dëmtuar e të manipuluar. Kemi një sistem shpërndarje që nuk është investuar. Ka njerëz që s’kanë durim, nuk kanë faj. Por kjo nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Falë faktit që ne kemi vendosur t’i biem drejt, e t’i zgjojmë nga gjumi në ditën e hënë do të firmosin të marrim 150 milionë dollarë për këtë gjë. Nuk i jepnin më përpara institucionet ndërkombëtare këto lekë. Ne jemi duke filluar të kalojmë nga ky sistem i matjes dhe leximit në një sistem të avancuar teknologjik.”-tha ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.