Rama: Nisim ndërtimin për 75 projekte me vlerë 142 mln euro; Papunësia do ulet në 11% 

29/09/2020 1:41 PM 0 komente

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat për çështjet ekonomike deklaroi se janë në prag të nisjes të ndërtimit 85 projekte për zonat e dëmtuara nga tërmeti me vlerë 142 mln euro. Rama tha procesi i rindërtimit do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë dhe nga zbatimi i projekteve të para do të krijohen  17 mijë vende të reja pune.

“Me treguesit dhe nevojat aktuale të ekonomisë, pezullimi i përkohshëm i rindërtimit në kohë pandemie është bërë për të mos qenë rrezik real për ekonominë. Janë 70 ndërtime në Tiranë me vlerë 80 mln euro në prag ndërtimi, për 17 mijë persona. Këto projekte në fazën e plotë të zbatimit të tyre do të gjenerojnë 15 mijë vende pune. Ndërsa 15 projekte të tjera me vlerë 62 mln euro do të nisin të ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe gjenerojnë direkt 2 mijë vende pune. Ndërsa 35 procedura të tjera janë në fazën e studimit. Të gjitha këto prekin 33 mijë qytetarë të tjerë.  Në ditët në vijim fillon injektimi i fondeve prej 100 mln euro nga Bashkimi Europian”

Kryeministri theksoi se janë rreth 13 mijë persona nga 33 mijë që humbën vendin e punës për shkak të karantinës, të parientegruar në vendet e tyre të punës. “Për punësimin e tyre kemi miratuar programet e punësimit. Krahasuar me vendet e tjera, hyjmë te ato shtete që kemi humbur më pak vende pune. Në Rumani janë rreth 1 milionë të papunë, në Kosovë 45 mijë, Serbia 200 mijë. Për këta persona që nuk janë riintegruar në tregun e punës kemi miratuar programit e reja të punësimit.

Në muajin shkurt, para karantinës papunësia ishte 11% shifër e dhënë nga Banka Botërore, dhe kjo është shifra më e ulët e arritur që nga viti 1991, më i ulëti në rajon”.

Rama tha se nuk do të ketë më inspektime nga tatimorët te biznesi i vogël për shkak të nisjes të procesit të fiskalizimit. “Biznesi i vogël deri në 14 mln lekë xhiro është çliruar nga tatimfitimi, por jo nga TVSH. Po ashtu nuk do të ketë më inspektime në biznesin e vogël. Me procesin e fiskalizimit, ku jemi në fazën finale të përgatitjes, biznesi i vogël do të përfshihet në mbajtjen e llogarive, me qëllim që biznesi i madh të mos kryejë evazion, dhe nuk hyn në lojën e vjetër 30-vjeçare të faturave false.

Ne kemi një sfidë më të madhe për të fituara, siç është raporti i vendit të punës me pagën. Dhe kjo do të zgjidhet me rritjen e pagës minimale. Në javët në vijim do të merret vendimi dhe nuk do të ketë më pagë nën 30 mijë lekë. Kjo masë do të rrisë fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak.”

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of