Gjatë vitit 2014, pjesa më e madhe e sigurimeve të Jetës u arkëtuan në qarkun e Tiranës, duke nxjerr edhe një herë në pah mënrën sesi është konfiguruar tregu në vendin tonë. Sipas raportit të Gjeografisë së sigurimeve për vitin e kaluar, të botuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në treg vihen re dallime të forta. Kështu rreth 85% e primeve të sigurimit të Jetës ( rreth 895 milionë lekë ) u arkëtuan në Qarkun e Tiranës.
Ndërsa si numër kontratash po për të njëjtën periudhë u llogaritën rreth 76,000. Po në qarkun e Tiranës, tri shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimit të Jetës paguan 906 dëme, nga këto vetëm 14 ndodhën jashtë Qarkut të Tiranës. Të dhënat e raportuara nga AMF-ja tregojnë se tregu shqiptar i sigurimeve vazhdon të jetë i orientuar kryesisht nga sigurimi i detyrueshëm, ndërsa sigurimet me bazë vullnetare kanë një shpërndarje gjeografike të dobët dhe të përqendruar në Tiranë.
Pas Tiranës, primet më të larta( edhe pse ndjeshëm më inferiore) i ka qarku i Durrësit me rreth 29 milionë lekë.
Kukësi është qarku ku vlera e primeve të sigurimti të Jetës është më e ulëta, rreth 1.8 milionë lekë, duke u ndjekur nga
Dibra me rreth 2 milionë lekë, e më pas nga Berati me rreth 3.3 milionë lekë.
Primet e shkruara bruto sipas prefekturave
Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.