Aleatët francezë dhe japonezë thanë se ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të formuar një kompani të përbashkët me Russian Technologies, kompania shtetërore që është dhe aksioneri kryesor i Avtovaz. Kompania e përbashkët do të zotërojë 74.5% të prodhuesit rus.
Renault, që bleu 25% të Avtovaz për 1.2 miliardë dollarë në 2008-n do të investojë rreth 300 milionë euro në kompaninë e përbashkët. Nissan, që nuk ka aksione në Avtovaz, do të investojë rreth 450 milionë dollarë.
Prodhuesit francezë dhe japonezë thanë se ata do t’i investonin paratë në pagesa periodike deri në fund të vitit 2014, dhe deri në atë kohë ata do të zotërojnë 67.13% të aksioneve në kompaninë e përbashkët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.