Konkurrenca midis universiteteve është intensifikuar dhe ndërkombëtarizuar
Teksa Jamil Salmi largohet nga podiumi i konferencës Times Higher Education në Katar, ai rrethohet nga njerëz që ushtrojnë presion mbi të. Si një ish-koordinator i programit të lartë arsimor të Bankës Botërore dhe autor i librit me titull “Sfida e krijimit të universiteteve të klasit botëror”, ai përfaqëson të urtin me flokë të bardhë të konkursit të universitetit për klas botëror. Arsimi i lartë në Amerikë ka qenë prej kohësh një biznes kompetitiv i fuqishëm. Studentët dhe presidentët e universiteteve ngjashëm vlerësojnë fort renditjet e prodhuara nga US News dhe World Report. Renditje të tilla inkurajojnë shtresëzim. Një nga metrikat është përqindja e studentëve që nuk pranohen nga një universitet, gjë që inkurajon selektivitet. Kjo, nga ana tjetër, inkurajon diferencimin midis universiteteve më të mira dhe më të këqija, shkruan The Economist.
Modeli amerikan është kështu mjaft i ndryshëm nga ai europian kontinental, i cili (përveç grandes écoles [shkolla elitare] të Francës) është shumë më pak selektiv dhe më homogjen.
Aktualisht konkurrenca dhe shtresëzimi po përhapen. Sipas Ellen Hazelkorn, autor i “Rankings and the Reshaping of Higher Education” (Renditjet dhe riorganizimi i arsimit të lartë), ekzistojnë rreth 150 renditje kombëtare nëpër botë. Por falë globalizimit dhe rritjes së flukseve të studentëve ndërkombëtarë, vëmendja është zhvendosur nga renditjet kombëtare drejt atyre ndërkombëtare.
Qeveritë kërkojnë universiteteve të klasit të lartë për shkak se ekonomia moderne udhëhiqet nga kapitali njerëzor. Qëllimi është që të sigurojë njerëz të cilët do të krijojnë pronën intelektuale dhe grupime të kompanive të teknologjisë së lartë të ngjashme me ato rreth Stanford dhe Kembrixh. Një universitet i mirë kërkimor nuk është një kusht i mjaftueshëm për të krijuar grupime të tilla, thotë Jean-Lou Chameau, ish-president i Caltech dhe tani president i universitetit King Abdullah University of Science and Technology (KAUST) të mbretit Abdullah; por “ju nuk mund ta bëni këtë pasuri më shumë se një universitet të madh përreth”.
Rritja e varësisë në tarifat e shkollimit është një tjetër arsye për më shumë konkurrencë. Studentët “duan të jenë të sigurt se ata janë pjesë e një brandi të madh global, vulosur në certifikatën e tyre, e cila do të shërbejë si një pasaportë për të ardhmen e tyre”, thotë Phil Baty, redaktor në Times Higher Education. Universitetet shtetërore të Amerikës, thotë ai, dikur tregonin pak interes në tregun ndërkombëtar. Tani që janë reduktuar buxhetet e tyre, ai vë re shumë më tepër nga presidentët e tyre.
Cilësitë e nevojshme
Nian Cai Liu i Universitetit Shanghai Jiao Tong University filloi garën ndërkombëtare në vitin 2003. “Institucioni im ishte një nga të parët e përzgjedhur nga qeveria për t’u bërë një universitet i klasit botëror. Unë vendosa të vlerësoj universitetin tonë përkundër atyre në Perëndim”, thotë ai. Ai konceptoi gjashtë tregues të përsosmërisë kërkimore dhe i përdori ata për të renditur universitetet kryesore në botë dhe publikoi rezultatin.
Kjo shkaktoi një lloj çrregullimi në vendet që performuan keq, veçanërisht Gjermania, vendlindja e universitetit kërkimor. Times Higher Education dhe një tjetër kompani, QS, pasuan me renditjet e tyre. Shangai përqendrohet thjesht në hulumtim; THE DHE QS gjithashtu marrin në konsideratë gjëra të tilla si raportet staf-studentë dhe reputacionin. Institucionet amerikane kryesojnë në renditjet e Shangait, ndjekur nga Britania. Dominojnë universitetet private, edhe pse disa universitete shtetërore (të tilla si ai i Kalifornisë) janë gjithashtu të shkëlqyer. Por, në raport me madhësinë e tyre të popullsisë, vendet nordike, Zvicra dhe Holanda kanë performancën më të mirë dhe ka lëvizje në renditje. Tregjet e reja janë në rritje; Universitetet shtetërore të Amerikës dhe Britanisë janë në rënie.
Renditjet janë të rëndësishme për shkak të ndikimit të tyre jo vetëm për amour propre (vetërespekt) të politikanëve dhe presidentëve të universitetit, por edhe për mënyrën e drejtimit të universiteteve. “Renditjet i detyrojnë institucionet dhe qeveritë të ‘vënë në pikëpyetje’ dhe rikonsiderojnë standardet e tyre. Ata janë ‘timoni drejtues’ i sjelljes dhe ndryshimit” -thotë profesor Hazelkorn.
Një mënyrë për të përmirësuar renditjen konsiston në ngritjen e një grupi të klasit të lartë kërkimor nga e para dhe punësimi i ish-kreut të Caltech për ta drejtuar atë, sikundër bëri Arabia Saudite me KAUST. Por nuk ka shumë vende që nuk mund ta përballojnë shumën prej 20 miliardë dollarësh që thuhet se ka marrë KAUST nga Mbreti Abdullah. Një model alternativë luksi është të siguroni një universitet të huaj klasi që të organizojë dhe menaxhojë punët tuaja. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë NYU, e cila ka ndërtuar edhe një kampus në Shangai, ndërsa Yale ka një partneritet me Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Katari sërish po bën diçka ndryshe. Education City është një koleksion prej tetë universitetesh të huaja me ndërtesa të reja në periferi të Dohës, secili prej të cilëve mëson një subjekt që qeveria e konsideron të dobishëm për vendin.
Texas A&M ofron mësime për inxhinieri (për industrinë e gazit); Northwestern ofron gazetarinë (për Al Jazeera); Georgetown ofron studime të huaja (për politikën e jashtme rajonale të Katarit); dhe kështu me radhë. Universiteti Nazarbayev në Kazakistan dhe Universiteti Songdo në Incheon, Korenë e Jugut, kanë adaptuar të njëjtin model.
Konkurrenca është intensifikuar jo vetëm për akademikët e shkëlqyer, por edhe për studentët e shkëlqyer.
Kështu shumica e vendeve punojnë me universitetet që kanë dhe përpiqen të përmirësojnë cilësinë e institucioneve të tyre më të mira. Kina ka një projekt të quajtur ‘985’, nisur në maj të vitit 1998, për të cilin renditjet Shangai shërbyen si një përgjigje. Gjermania langoi Exzellenzinitiative e saj në vitin 2005. Në vitin 2011, Nicolas Sarkozy, asokohe president i Francës, njoftoi programin për të krijuar “ligën e Sorbonës” – grupime të universiteteve dhe organizatave të lidhura me Centre National de la Recherche Scientifique (Qendra Kombëtare për Kërkim Shkencor) – për të konkurruar Ivy League të Amerikës. Rusia ka nisur një projekt të quajtur ‘5-100’ për t’i bërë pjesë të 100 universiteteve më të mira të Times Higher Education pesë universitetet e saj. Japonia, në kuadër të programit të saj Super Global Universities Programme, do t’i akordojë universiteteve të përzgjedhura fonde shtesë, shuma do të shpërndahet për 13 universitete kërkimore.
Britania e ka modifikuar sistemin e saj për të siguruar më shumë para për kërkim për kryesuesit e renditjes dhe më pak ndaj renditësve të mesëm (shtresa e ulët gjithsesi nuk ka përfituar kurrë).
Universitetet e shkëlqyera kanë nevojë për aftësi të shkëlqyera, kështu që është rritur konkurrenca për to. Në mesin e tregjeve të mëdha, universitetet e Australisë, Amerikës dhe Kanadasë përfaqësojnë (mesatarisht) paguesit më të mirë, por disa nga punëdhënësit e rinj të Gjirit ofrojnë gati dy herë më shumë.
Paga për më të mirët po rritet edhe në Kinë. Universitetet e vendit u shkatërruan gjatë Revolucionit Kulturor. Si pjesë e programit të modernizimit të Deng Xiaoping, studentët kinezë u dërguan jashtë vendit për të studiuar, dhe shumë nuk u kthyen më. Në vitin 2008, vendi lançoi programin, ‘Mijëra talente’, me synimin për të tërhequr më shumë nga këta studentë që të ktheheshin sërish. Studentët marrin 1 milion juan (160,000 dollarë) ‘grant për rivendosje’, dhe universitetet përdorin fondet kërkimore nga qeveria dhe industria për të rritur pagat.
Një nga sukseset e tij është Shi Yigong, një ish-profesor në Princeton, i cili tani është profesor i shkencave të jetës në Universitetin Tsinghua. Ai ngushtoi (disi) hendekun mes pagave në departamentin e tij dhe atyre në universitetet perëndimore. Kur ai u kthye në 2008-n, një profesor i brendshëm fitonte rreth 100,000 juan (14,400 dollarë) në vit; tani shifra është më shumë se 300,000-500,000 (50,000-80,000 dollarë) në një vit.
Profesori Shi është veçanërisht krenar që ka rekrutuar një shkencëtar të cilit i ishte ofruar punë nga Kembrixh, megjithëse ai deklaron se ka ende vështirësi në tërheqjen e shkencëtarëve të rinj të talentuar nga Harvard, Stanford apo Princeton.
Konkurrenca është intensifikuar jo vetëm për akademikët e shkëlqyer, por edhe për studentët e shkëlqyer. Strategjia “global schoolhouse” e Singaporit, e prezantuar në vitin 2002, vendosi si objektiv të tërheqë 150,000 studentë deri në 2015. Studentët ndërkombëtarë paguajnë më shumë se vendasit, por skema nuk u projektua për të fituar para prej tyre. Të rinjtë e talentuar të Singaporit enden nëpër rajon, bursa bujare u ofrohen më të mirëve, dhe tarifat e shkollimit janë reduktuar për ata që qëndrojnë për të punuar ndërsa kanë përfunduar studimet – në kontrast të mprehtë me Britaninë, e cila ‘përzë’ shumicën e studentëve ndërkombëtarë menjëherë pas diplomimit. Ideja, sipas Lee Hsien Loong, kryeministri Singaporit, ka lidhet me “tërheqjen e talentit nga e gjithë bota për t’i rritur shkëlqimin diamantit tonë”.
Gjermania, gjithashtu, është e prirë t’i mirëpresë studentët e huaj. Përsëri, jo me qëllimin për të fituar para, duke qenë se universitetet nuk kërkojnë tarifa për shkollim. Studentët kinezë dallojnë, si kudo tjetër. “Demografitë tona nënkuptojnë se ne kemi nevojë për talente të huaja”, thotë Georg Krücken, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime në Universitetin Kassel. “Këta studentë janë ‘thelbësorë’ në rrjetin global të talentit”.
Ekzistojnë shumë shqetësime rreth efekteve të renditjes. Bahram Bekhradnia, president i Institutit të Politikave të Arsimit të Lartë të Britanisë, pranon se “ata janë më keq se të padobishëm. Ata janë pozitivisht të rrezikshëm. Unë kam dëgjuar presidentë që e thonë këtë në të gjithë botën: Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të rritur rangun tim, dhe asgjë për ta dëmtuar atë”. Kjo nuk është aspak për t’u habitur, duke qenë se bordet e universiteteve zakonisht i përdorin renditjet si një tregues i performancës në përcaktimin e bonuseve të presidentëve. Një shqetësim konsiston në faktin se këto metrika masin inputet dhe jo rezultatet. “Treguesit përdorin shumë burime. Ata ‘vërtiten’ rreth pasurisë”, thotë profesor Hazelkorn. Disa janë gjithashtu jo të besueshëm. Një raport staf-student manipulohet lehtë dhe nuk thotë asgjë lidhur me cilësinë e mësimdhënies. Por kundërshtimi kryesor është se shumica e metrikave, të drejtpërdrejta apo të tërthorta, ka të bëjë me kërkimin.
Nuk ekzistojnë masa të mira ndërkombëtarisht të krahasueshme të cilësisë së mësimdhënies.
Pra, një nga universitetet e preferuar të z. Salmi, Franklin W. Olin College of Engineering në Massachusetts, për të cilin ai thotë se “ofron një përvojë të shkëlqyer mësimdhënie për nxënësit e tij”, nuk shfaqet në renditjet ndërkombëtare, sepse nuk kryen kërkime.
Justin Lin, një ish-ekonomist në Bankën Botërore dhe aktualisht drejtor i Qendrës së Kinës për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Pekinit, ka zakonin për të notuar kundër rrymës. Në vitin 1979, ai dezertoi nga ushtria e Tajvanit drejt Kinës, duke notuar nëpër ngushticën e ngushtë të Kinmen i administruar nga Tajvani drejt Kinës. Ditëve të sotme, natyra e tij sfiduese i ka zbutur mënyrat: ai është skeptik në lidhje me faktin se Kina duhet të vihet në garë për të krijuar universitete të klasit botëror, në qoftë se koncepti përcaktohet nga numri i botimeve të stafit të saj në revista të dominuara nga axhenda kërkimore e Perëndimit. “Kush pyet për hulumtime të klasit botëror në qoftë se kjo nuk ka të bëjë me kushtet në të cilat gjendeni?” – pyet ai.
Pagat më të larta
Pagat më të larta për akademikët që kthehen në vend po nxisin mllef. Kur profesori Shi prezantoi propozimin për të ofruar paga bujare dhe fonde të majme kërkimore për shkencëtarët më të mirë nga jashtë, ai u kritikua. “Disa njerëz thanë se ata kanë kontribuar në zhvillimin e kaluar të Kinës, ndërsa këta të kthyer e kohëve të fundit kanë qëndruar larg në Perëndim, por që tani këta njerëz kërkojnë luks”. Në Singapor, mungesa e pozicioneve për vendasit ka shkaktuar zemërim. Stimujt për studentët e huaj të zgjuar janë reduktuar sërish.
Në Gjermani, ideja e promovimit të disa universiteteve mbi pjesën tjetër është përballur me rezistencë. “Miti i universitetit gjerman është se të gjitha universitetet janë të barabartë. Ka pasur shumë kritika (për iniciativën përsosmërisë)”, – thotë profesor Krücken.
Qeveria është përgjigjur me një nismë të re, fokusuar në mësimdhënie, jo hulumtim, dhe duke mbuluar një numër më të madh universitetesh.
Europianët, të zemëruar se kanë performuar shumë keq në renditjet e projektuara nga kinezët dhe anglosaksonët, kanë lançuar sistemet e tyre. Ecole des Mines e Francës ka prodhuar “Renditjen profesionale të universiteteve të botës” – numri i të diplomuarve nga një institucion të cilët drejtojnë kompanitë Fortune 500 (listë vjetore që rendit 500 korporata amerikane) -në të cilin francezët performojnë pothuajse aq mirë sa edhe amerikanët dhe më mirë se britanikët.
Bashkimi Europian ka krijuar U-Multirank, një sistem vlerësimi i cili jep përgjigje të ndryshme në varësi të kritereve të kërkimit, për t’iu shmangur garës pa fitues të renditjeve.
Ka një virtyt në këtë: një tregues i vetëm rrallëherë përfaqëson një tregues të mirë të cilësisë.
Por duke qenë se U-Multirank u ofron studentëve pak informacion mbi universitetet britanike apo amerikane, ai ka një përdorim të kufizuar ndaj atyre me horizonte botërorë. Gjithsesi, politikanët dhe presidentët universitar, sikundër edhe pjesa tjetër e njerëzimit, janë krijesa konkurruese: asgjë nuk do i ndalojë ata të vlerësojnë veten përkundër njëri-tjetrit. Pengesa kryesore në këtë garë nuk është mungesa e dëshirës për konkurrencë, por mungesa e fondeve. Kjo është një arsye se pse arsimi i lartë po i kthen sytë gjithmonë e më shumë drejt sektorit privat për para.