Ekziston një shans prej 40 për qind që Greqia të largohet nga zona e euros, sipas një sondazhi të Reuters të tregtarëve të tregut të parasë në të cilin pak më shumë se gjysma thanë se vendi ka të ngjarë të qëndrojë në bllok edhe nëse ai dështon të shlyejë pagesat e borxhit.
Parashikimet mbi gjasat e daljes greke variuan nga asnjë deri në një nivel të lartë prej 75 për qind në sondazhin ditës së hënë me rreth 20 tregtarë. Kjo krahasohet me mesataren prej 28 për qind në një sondazh të ekonomistëve kryer javën e kaluar.
Por tregtarët shfaqën opinione të ndryshme lidhur me një pyetje kyçe e cila mund të vendosë të ardhmen e anëtarësimit të Greqisë në zone e euros- nëse ajo do të dështojë në shlyerjen e borxhit dhe ende të vijojë të qëndrojë në euro.
Dymbëdhjetë thanë se Greqia mund të dështojë dhe ende të mbetet brenda bllokut të monedhës, ndërsa tetë e quajtën të pamundur.
Në anën tjetër gjenden tregtarët të cilët deklaruan se Greqia nuk mund të qëndrojë në bllok nëse ajo dështon dhe kështu përcaktuan një probabilitet më të lartë të daljes.