Kupa Botërore do të sigurojë të paktën 600,000 turistë në Brazil, por jo të gjitha qytetet mikpritëse të ndeshjeve do të ‘notojnë’ në dollarë. Dua të them, kush dëshiron të shkojë në Cuiaba? Kush përvec banorëvev të Brazilit di se ku ndodhet një vend i tillë? Pa ofenduar Pantanal, por Cuiaba nuk është Rio de Janeiro.
Njerëz nga 180 vende po fluturojnë Brenda dhe jashtë Brazilit këtë muaj për ndeshjet e futbollit të Kupës së Botës, e cila filloi në Sao Paulo më 12 qershor. Ata pritet të shpenzojnë 6.7 miliard real, ose rreth 3.04 miliard dollarë. Shumica e këtyre tifozëve të futbollit ka gjasa të jenë për herë të parë në Brazil. Sipas ministrit të Turizmit, Vinicius Lages, të paktën 3 milion brazilianë do i shtohen gjithashtu kësaj ‘përzierje’.
Dhe, sado e vetmuar është Cuiaba përgjatë pjesës më të madhe të vitit, ajo siguroi mijëra australianë të premten të cilët u bënë dëshmitarë të dështimit të ekipit të tyre kombëtar mundur nga skuadra kiliane me një rezultat 3 me 1. Ai qytet i nxehtë në mes të shtetit Mato Grosso do të tërheq përreth 27,000 të huajt dhe do të grumbullojë një shifër të përllogaritur prej 311.5 milion real (141.6 milion dollarë). Ata renditen në fund të listës prej 12 qytetesh të FIFA-s, në lidhje me Natal në Rio Grande do Norte, aty ku ekipi i SHBA luajti me Ganën ditën e hënë.
Përfituesi më i madh nuk ka nevojë për prezantim. Është Rio de Janeiro. Vendi i statujës së Shpëtimtarit Krisht, malit Sugarloaf, Karnavaleve dhe vendlindja e ‘bossa nova’(një lloj muzike e ngjashme me samban), një nga stilet më popullore muzikore që ka njohur ndonjëherë bota.
Rio do të tërheqë rreth 90,000 të huaj. Së bashku me vendasit, ata do të ‘injektojnë’ 1 miliardë real në ekonominë e qytetit, sipas Sekretarit të Shtetit për Turizmin, Claudia Magnavita.
Pesë përfituesit kryesor të parave
Rio de Janeiro:1.01 miliard real
Brasilia: 887 milion real
Fortaleza: 728 milion real
Sao Paulo: 706 milion real
Belo Horizonte: 695 milion real
Burimi: Ministria e Turizmit të Brazilit, Embratur