Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.54 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 21,301.73 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ishte në nivele të qendrueshme në 1,554.92 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng u rrit me 0.57 për qind, duke shkuar në 27,786.47 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangai ra me 0.41 për qind, duke shkuar në 2,870.60 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi -ishte në nivele të qendrushme në 2,055.71 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.