- Paga e negociuar, u rrit me 4.7% nga një vit më parë në tremujorin e parë;
- Zyrtarët u përqendruan te pagat, teksa afrohet ulja e parë e normave të interesit.
Një matës kryesor i pagave të Eurozonës, nuk u ngadalësua në fillim të vitit 2024 – një shenjë paralajmëruese për zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, që llogarisin një ngadalësim, për të ruajtur uljen e inflacionit.
Paga e negociuar, u rrit me 4.7% nga një vit më parë në tremujorin e parë, tha BQE. Kjo është rritur nga 4.5% në tre muajt e fundit të 2023, dhe përputhet me një rekord të vendosur në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Shumica e ekonomistëve, kishin parashikuar një rënie ose një shifër të qëndrueshme.
Treguesit e presionit të qëndrueshëm në rritje, u shfaqën të mërkurën, ndërsa Bundesbank tha se pagat në Gjermani, u rritën me 6.2% midis janarit dhe marsit, të rritura nga pagesat e njëhershme pa taksa, për të kompensuar punëtorët për rritjen e kostove të jetesës.
Të dhënat mbërrijnë vetëm dy javë, përpara se BQE-ja pritet gjerësisht, të fillojë uljen e normave të interesit për herë të parë, që nga rritjet e vazhdueshme, për të frenuar inflacionin. Ndërsa fitimet e çmimeve të konsumit, janë ngadalësuar ndjeshëm, politikëbërësit thonë se një kthim në objektivin prej 2%, varet nga ndërveprimi midis pagave, fitimeve të korporatave dhe produktivitetit.
Me zvogëlimin e goditjeve të ofertës së viteve të fundit, pjesa më e madhe e shqetësimeve, përqendrohet në inflacionin e sektorit të shërbimeve, i cili nxitet fuqishëm nga kostot e punës. Ekonomistët e BQE-së, thanë se prirja e përgjithshme në paga është drejt moderimit.
Investitorët vlerësuan mundësitë për uljen e normave, pasi ndoqën të dhëna më të forta se sa pritej, mbi aktivitetin e sektorit privat në zonën e euros. Ata tani shohin 62 pikë bazë lehtësimi këtë vit – ekuivalente me dy shkurtime tremujore dhe një mundësi 50% për një të tretën.
Edhe monedha Euro, u tregtua 0.1% më lart kundrejt dollarit, në 1.0836.
Një sfidë për zyrtarët, që vlerësojnë tendencat e pagave, është se pagat përcaktohen në mënyra të ndryshme në të gjithë bllokun e monedhës 20-vendesh. Ndërsa shifrat aktuale të Gjermanisë, janë rritur, nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, rritja tashmë ka filluar të ngadalësohet në disa nga ekonomitë e tjera të mëdha të rajonit.
Disa zyrtarë, janë shprehur të sigurt se, në përgjithësi, të dhënat janë në drejtimin e duhur. Edhe presidenti i Bundesbank Joachim Nagel, ka thënë se ai pret, që rritja e pagave të “moderohet, ndërsa inflacioni vazhdon të ulet”.
Më shumë prova mbi pagën e punëtorëve, do të zbulohen një ditë pas vendimit të muajit të ardhshëm, kur Eurostat të publikojë kompensimin për punonjës – një metrikë kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane, e ka quajtur, treguesin më gjithëpërfshirës të presioneve mbi pagat. Në mars, banka qendrore parashikoi, se rritja në atë matës do të jetë mesatarisht 4.5% këtë vit dhe do të ngadalësohet në 3% në 2026. Ky është një nivel, që ajo e konsideron gjerësisht në përputhje me objektivin e saj të inflacionit.
Megjithatë, kombinimi i zgjerimit më të fortë ekonomik dhe fitimeve më të forta të pagave, do të thotë se hapësira e BQE-së, për të ulur normat përtej qershorit, është “qartësisht e kufizuar”, sipas kreut global të kërkimit makro të ING, Carsten Brzeski.
“Ekziston një rrezik në rritje, që inflacioni të jetë ngjitës dhe të qëndrojë në intervalin 2%-3%, në vend që të ulet në rreth 2%,” tha ai. / Bloomberg