Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që është aktualisht.
Me hrët, tatimet kanë bërë të ditur se numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 ishte 3.4 miliardë lekë.
Tatimet sqarojnë se nga 1 janari në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
Nëse personi i tatueshëm i cili me parë ka qenë i regjistruar në regjimin normal të TVSH-së dhe deri në 31. 12.2020 nuk ka realizuar një qarkullim prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, personi i tatueshëm do të ç’regjistrohet nga TVSH-ja bazuar ne VENDIMN Nr. 953, datë 29.12.2014 PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR Neni 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”
Si veprohet me mallrat stok
Sipas tatimeve, të gjithë personat e tatueshëm, të cilët deri ne 31.12.2020 kanë pasur mallra stok (inventar) të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, (dmth kanë pagur tvsh-në për këto mallra) në bazë të nenit 9 të ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe udhëzimit Nr 6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.
Bazuar në nenin 38 të ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar vlera e tatueshme e këtij furnizimi duhet të jetë e përbërë nga çmimi i blerjes së këtyre mallrave ose në mungesë të çmimit të blerjes nga vlera e kostos e përcaktuar në momentin kur personi i tatueshëm përfundon veprimtarinë e tij ekonomike të tatueshme.
Çregjistrimi nga TVSH
Personi i tatueshëm që çregjistrohet nga regjimi normal dhe kalon në regjimin e bizneseve të vogla, ose kur është regjistruar vullnetarisht për TVSH-në, detyrohet të paraqesë këto furnizime në deklaratën e TVSH-së të periudhës së fundit që është i regjistruar për TVSH-në ( deklarata dhjetor 2020).
Personi i tatueshëm është përgjegjës për të përmbushur çdo përgjegjësi për TVSH-në që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që çregjistrohet nga TVSH-ja, sipas informacionit të tatimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Do kalojne automatikisht pa tvsh subjektet me xhiro nen 5 mil.Po per kasen fiskale si duhet te procedohet per ta kaluar pa tvsh, behet kerkese qe ne dhjetor? Rregullimi i tvsh behet ne librat e dhjetorit?
Veprimi sipas ligjit per mallrat stok inventar dhe mallrat kapital, ne momentin e kalimit nga regjimi tvsh ne regjimin e biznesit te vogel, eshte rregullimi i tvsh se zbritshme. Per rregullimin e tvsh se zbritshme te mallrave kapital do te zbatohen dispozitat e nenit 80 te ligjit per tvsh. Ndersa per mallrat stok inventar ne 31.12.2020 do te behet rregullimi i tvsh se zbritshme bazuar në nenin 121 pika 1 të ligjit,qe thekson qe personat e tatueshëm, të cilët përfitojnë nga përfshirja në këtë regjim, nuk gëzojnë të drejtën e zbritjes së TVSH-së në përputhje me kreun X, të ligjit.… Read more »
materiali eshte sqarim i tatimeve, pas kerkeses per info qe u drejtuam, si rrjedhoje e interesit qe kishte biznesi per kete ceshtje
Ketu ka vend per diskutim dhe perseri materiali siper nuk eshte shterues, pasi shume biznese aktualisht me regjim Tvsh operojne edhe me kasa fiskale ( pagesa me para ne dore), nese keto biznese kalojne automatikisht pa tvsh ne 1 janar 2021, cduhet te bejne me kasat fiskale duhet te bejne kerkese qe ne dhjetor te ndryshojne regjim?
Me profesionistet si psh mjeket qe aktualisht jane nen regjimin me tvsh (tvsh te perjashtuat), me xhiro nen 5 mil, nga 1 janari 2021 kalojne subjekte pa tvsh, dhe nese po tatimet i kalojne automatikisht apo duhet paraqitur kerkese zyrtare pa mbaruar viti fiskal 2020?