Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qeveria e tij dëshiron një rritje “të menjëhershme” të pagës minimale këtë vit për të mbrojtur fuqinë blerëse të punëtorëve ndërsa ekonomia rritet dhe kostot e jetës ngrihet.
“Nuk do të ketë një rimëkëmbje ekonomike nëse nuk është një rimëkëmbje e drejtë, nëse nuk arrin në të gjitha nivelet e shoqërisë,” tha Sanchez në një konferencë në Madrid të Mërkurën.
Paga minimale aktualisht është 950 euro (1,123 dollarë).
Spanja, e cila vitin e kaluar pësoi tkurrjen më të thellë në Eurozonë, do të jetë një nga përfituesit më të mëdhenj të fondit të rimëkëmbjes së Bashkimit Europian.
Paratë synojnë të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet dhe të mbyllë disa nga boshllëqet e vjetra ekonomike me fqinjët e tij më të pasur në Veri.
Edhe para pandemisë, Spanja kishte një nga nivelet më të larta të papunësisë në botën e zhvilluar.
Qeveria pret që shkalla e papunësisë në Spanjë të jetë 15.2% deri në fund të vitit, tha Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino në muajin korrik. Sipas parashikimit të saj ekonomia e Spanjës do të rritet me 7 për qind në vitin 2022, krahasur me 6.5% gjatë këtij viti. Sanchez gjithashtu riafirmoi se qeveria e tij do të vazhdojë të veprojë brenda rregullave të BE-së për të adresuar çmimet e larta të energjisë./ Bloomberg