Nënshkruhet marrëveshja shtesë për një kredi me vlerë 49 milionë dollarë për përfundimin e projektit të ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, nëpërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Duke pasur parasysh krizën globale, ministrja e Financave deklaroi se marrëveshja është arrirë me terma lehtësuesë, me një normë interesi 2 për qind me afat 25 vjet.
“Marrëveshja shtesë synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfudnimin me sukses të këtij projekti me rendësi të veçantë, duke garantuar kështu rrugën më të shkurtër të ndërlidhjes midis kryeqytetit dhe zonave të juglindjes deri në kufi me Greqinë.
Ky përmirësim në infrastrukturë do të ndikojë në zhvillimin e biznesit të asaj zone dhe në rritjen e turizmit. Kjo marrëveshje përkon edhe me zhvillimin e sektorëve dhe objektivave strategjikë të vendit tonë.
Projekti është në zbatim dhe financohet me një hua e cila është nënshkruar më parë, në vlerën 25 milionë dollarë, akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim, dhe një hua tjetër nga banka islamike.
Ky fond që do të akorodohet nëpërmjet marrëveshjes së huasë, bën të mundur plotësimin e financimit të munguar, e cila do të jetë vazhdimi i rrugës me një gjatësi prej 43 .4 kilometra, me dy korsi.
Në termat financiarë, kjo marrëveshje ka terma lehtësuese, të cilat janë të pazakonta në kohët e sotme, kur jemi në kulmin e një krize, ku normat e interest janë më të larta se gjithë vitet e fundit. Kjo marrëveshje do të ketë afat zgjatje 25 vjet, me norme interesi lehtësuese 2% dhe për 5 vitet e para nuk ka pagesë principali”, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
“Vlera totale e marrëveshjes është 49 milionë dollarë, si një kredi shtesë zhvillimi e dhënë nga Fondi Saudit për zhvillim. Fondi ka financuar më parë projektin me një vlerë prej 25 milionë dollarë. Marrëveshja e sotme synon të përfudnojë pjesë e dytë të projektit të ndërtimit. Kjo rrugë iu shërben rreth 600 mijë banorëve”, deklaroi drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit të Zhvillimit, Z. Abdulrahman Al-Marshad.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.