Në përpjekje për të siguruar të dhëna të mëtejshme, Këshilli i Investitorëve të Huaj (FIC) zhvilloi indeksin e tij të besimit të biznesit për t’i siguruar anëtarëve të tij vlerësimin e pritshmërive ndaj rezultateve të operacioneve dhe rritjes, perspektivën e investimeve të kapitalit për vitin e ardhshëm, atraktivitetin e Rumanisë në krahasim me vende të tjera të ngjashme gjeografike të kompanive përkatëse të grupit, planet e tyre të fuqisë punëtore dhe mjedisin administrativ, legjislativ dhe fiskal gjatë kryerjes së biznesit, referon një deklaratë për shtyp.
Anëtarët e FIC, për periudhat 31 dhjetor 2013, 30 qershor 2014 dhe 31 dhjetor 2014, shënojnë si më poshtë: 62% e të anketuarve tani pret që të ardhurat e tyre të rriten me 14.28%, në pritje të një rritje të ndjeshme. Kjo është shumë më e lartë se pritshmëritsë e rritjes së dhjetorit të vitit 2013 prej 51.5 dhe një grup të vogël të anketuarish (3.85%) që priste rritje të konsiderueshme në të ardhurat e tyre.
Kjo gjithashtu shfaqet lehtësisht më e lartë se pritshmëritë e qershorit 2014. Në mënyrë të ngjashme, në krahasim me 30 qershorin 2014, numri i të anketuarve që presin tkurrje në të ardhurat e tyre ka rënë nga 20% në 8.57% më 31 dhjetor, 2014. Megjithatë, kjo mbetet pak më e lartë se pritshmëritë më 31 dhjetor 2013 prej 6%.
Kompanitë që kanë vlerësuar se biznesi i tyre nuk do të ndryshojë këtë vit, kanë rënë nga 39.3% në 30 dhjetor 2013 në 28.5%. Megjithatë kjo është ende një shifër më e lartë në krahasim me shifrën e datës 30 qershor 2014 prej 19.2%.
Një nga ndryshimet kryesore është qëndrimi i të anketuarve ndaj rritjes së tregut të brendshëm. Të anketuarit aktualisht presin që rritja të burojë nga tregu i brendshëm pak më shumë se tregu i eksportit.
Pritshmëria e të anketuarve rreth tkurrjes është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme nga një vit më parë dhe numri i të anketuarve që pret tkurrje shënon 8.65%. Përgjithësisht, kjo tregon për një trend rritës të besimit dhe kompanitë presin të kenë rritje në aktivitetet e biznesit të tyre më shumë se një vit më parë. Nuk është vënë re asnjë ndryshim i madh në planin e fuqisë punëtore me 53.84% të anketuarve që presin një fuqi punëtore të ngjashme me atë të vitit të kaluar krahasuar me 55.5% të vitit të mëparshëm.
Megjithatë, 28.2% tanimë po planifikojnë një rritje të vogël, krahasuar me 24% në periudhën e mëparshme. Pritshmëria për rritjen e të ardhurave shoqëruar me ndryshime të vogla, në lidhje me investimet kapitale apo marrjen në punë, tregon rritje të besimit në stabilitetin ekonomik dhe perspektivat e rritjes, por sërish sinjalizon për asete të pashfrytëzuara që kanë kapacitet të ofrojnë edhe një kërkesë më të lartë se aktualja, si dhe nevojën për të kryer përpjekje të mëtejshme të planifikuara për të shfrytëzuar potencialin e plotë të ekonomisë rumune.
Të anketuarit në sektorin bankar e kanë perceptuar këtë gjerësisht dhe theksojnë se “në fushën e bankave ka disa iniciativa me ndikim të rëndësishëm negativ për sektorin”.