Pagat në sektorin privat të Rumanisë u rritën me 4.1% mesatarisht gjatë këtij viti, më i ngadaltë se zgjerimi prej 4.6% vitin e kaluar. Mbi gjysma e kompanive planifikojnë të rrisin pagat me rreth 4% në vitin 2015, sipas PayWell analizuar nga PwC.
Rritja më e madhe e pagave në vitin 2014 ishte në IT&C – 7%, dhe më e ulëta, në fushën e bankave dhe shitjes me pakicë, të dy me një rritje prej 3.2%.
“Pavarësisht nga rritja e pagës minimale, e cila është rritur dy herë në 12 muajt e fundit, pagat në sektorin privat regjistruan vetëm një rritje modeste në vitin 2014. Nga ana tjetër, prirja për të rënë e normës së inflacionit reduktoi presionet e pagave”, deklaroi Mihaela Mitroi, drejtuese e Shërbimeve Tatimore dhe Ligjore, PwC Rumani.
Studimi analizoi nivele të pagave dhe politikat e shpërblimit për 166 kompani në 9 sektorë ekonomikë. Nga këto kompani, 86% i kanë rritur ose kanë ndër mend t’i rrisin pagat këtë vit, ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë rritur pagat ose nuk kanë vendosur ende ta bëjnë diçka të tillë.
“Teksa rimëkëmbja ekonomike europiane duket ende e dobët, ndërsa konteksti rajonal gjeopolitik është shumë i pasigurt, kompanitë do të tregojnë edhe më shumë kujdes dhe do të shqyrtojnë nga afër shpenzimet në vitet e ardhshme.
Për vitin 2015, 54% e kompanive pjesëmarrëse në studimin e PayWell Romania kanë planifikuar normën e rritjes së pagave prej rreth 4%, të ngjashme me këtë vit”, shtoi Mihaela Mitroi.
Gjysma e kompanive rumune japin shpërblime fikse për të gjithë të punësuarit, për pushimet e dimrit, Pashkëve dhe sezonin e pushimeve të verës. Këto bonuse ofrohen zakonisht si shuma fikse, deri në 2,250 RON – rreth 500 euro.
Në Rumani regjistrohen 4.6 milionë punonjës.