Rumania do të duhet t’i rikthejë paratë Komisionit Europian për arsye se ka shkelur rregullat e komunitetit në përdorimin e cash-it europian të përcaktuar sipas Politikës së Përbashkët Bujqësore, CAP.
11 shtete anëtare kanë pretenduar t’i kthehen një total prej rreth 315 milionë eurosh, ndërsa Rumania do të duhet të dorëzojë 4.24 milionë euro sipas një raporti të Komisionit.
Këto para duhet t’i kthehen buxhetit të BE-së për shkak të mospërputhjes me rregullat e BE-së apo të procedurave të papërshtatshme të kontrollit mbi shpenzimet bujqësore.
Në rastin e Rumanisë, ndëshkimi vjen për shkak të mungesës së përcaktimit të disa kushteve të mira bujqësore dhe mjedisore, kontrolleve të kryera pjesërisht dhe mangësive në sistemin sanksionues.
Penaliteti më i rëndësishëm është aplikuar ndaj Francës, e cila duhet të rikthejë rreth 250 milionë euro.