Marrëveshja Roaming është marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet sot në Tiranë.
Kjo marrëveshja i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming që nga 1 tetori 2023.
Ndërsa tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.
Pas negociatash të gjata Komisioni Europian dhe RCC drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu kanë arritur marrëveshjen me operatorët e telefonisë celulare në Europë e Ballkan për uljen e tarifave roaming.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.
Samiti i Tiranës, do të ndahen 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon, emigrimi në fokus
Sot në Tiranë po mbahet samiti, i cili ka bërë bashkë liderit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Liderët e Bashkimit Europian:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.
Liderit e Ballkanit Perëndimor:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
Kryetare e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Željka Cvijanović.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.