Eksportet e kompanive, që veprojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit (IT), në Serbi arritën në rreth 200 milionë dollarë vitin e kaluar, njoftoi shefi i klasterit tëVojvodinës, Milan Solaja.
Në një prezantim të studimit për sektorin e IT-së në Serbi, Solaja pohoi se IT ishte sektori më i shëndetshëm i ekonomisë rumune, për shkak se ai bazohej në nismën private.
“Është provuar se ka një lidhje direkte midis investimeve në sektorin e IT-së dhe progresit ekonomik të vendit, për shkak se gjërat bëhen më shpejt dhe me një cilësi më të lartë,”
tha Solaja, i cili shtoi se sektori i IT-së po rritej shumë shpejt dhe po bëhej gjithnjë e më shumë i suksesshëm.
Një nga autorët e studimit, Milovan Matijevic nga kompania Mineco e Beogradit, tha se megjithëse rreth 1,500 firma IT-je në Serbi sillnin 5% të Prodhimit të Breendshëm Bruto (PBB),
ato përbënin 1.5% të numrit total të kompanive në Serbi. Ai gjithashtu tha se vlera e tregut të sektorit të IT-së kishte filluar të rimëkëmbej. Pas disa vitesh stanjacion,
kjo vlerë u rrit nga 404 milionë euro në 2010-n në 479 milionë euro në 2011-n.