Kompania angleze Aptiv, që merret me prodhimin e pjesëve të makinave në Mbretërinë e Bashkuar, dikur e njohur si Delphi Automotive dhe komuna serbe e Leskovacit, kanë nënshkruar së fundmi një kontratë, duke e detyruar investitorin anglez të punësojë 2.000 punonjës serbë në fabrikën që kompania angleze planifikon të ndërtojë në këtë komunë, u njoftua nga qeveria lokale, e cila më herët gjatë këtij muaji ka bërë publik edhe lajmin se Aptiv do të investojë 25 milionë euro (29 milionë dollarë amerikanë) për të hapur një fabrikë kabllosh në këtë komunë, në një sipërfaqe toke prej 27,105 metrash katrorë.
Aptiv, i përbërë nga bizneset Electronics & Safety dhe Electrical/Electronic Architecture, do të përqendrohet kryesisht në përshpejtimin e komercializimit të sigurisë aktive, makinave me vetëdrejtim, përvojave të shumëllojshme të përdoruesve dhe shërbimeve të tjera, duke siguruar softuerin, platformat e avancuara informatike dhe arkitekturën e nevojshme të rrjetëzimit për ta vënë në jetë këtë projekt.
Kryebashkiaku i Leskovcit, Goran Cvetanoviç, u takua javën e kaluar me zyrtarët e Aptiv, për të diskutuar mbi progresin e bërë në drejtim të këtij projekti, tha qeveria lokale në një deklaratë për shtyp./ SeeNews