Serbia planifikon të përfundojë pjesën lindore të Korridorit Pan-Evropian që lidh Nishin me kufirin bullgar deri më 31 tetor, tha ministria e infrastrukturës së vendit.
“Kontraktuesi, ndërmarrja lokale, Integral, aktualisht po rehabiliton një rrëshqitje në tokë para tunelit të Bancarevo dhe pret të përfundojë ndërtimin e seksionit Bancarevo-Crvena Reka deri më 31 tetor”- tha zv. drejtori i kompanisë shtetërore të ndërtimit të autostradave Koridori Srbije, Dusan Puric, dje në një deklaratë të ministrisë së infrastrukturës.
“Ne kemi përfunduar 75% të punimeve,” tha Puric.
Nxjerrja në punë e këtij seksioni prej 22.5 km është me rëndësi të madhe për sigurinë në rrugë sepse drejtuesit e rrugës nga Nishi për në Pirot dhe Dimitrovgrad nuk do të duhet më të kalojnë nëpër Grykën e Sicevo.
Korridori X do të lidh Salzburgun në Austri me portin grek të Selanikut, duke kaluar nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Serbi, projekti përfshin autostradën anashkaluese të Beogradit, si dhe dy seksione të veçanta, që lidh Nishin me Levosoje, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, në jug, dhe me kufirin me Bullgarinë në lindje.
/SEENEWS