Tregu i tekstilit, pa përfshirë këpucën, shënoi një vlerë tregu rreth 670 miliardë euro vitin e kaluar, sipas hulumtimeve që ka bërë mbi tregun grupi i ekonomistëve të Oksfordit. Azia dhe Paqësori ishin rajonet më të mëdha në tregun e prodhimit të tekstileve, duke zënë rreth 68% të tij më 2017. Amerika e Veriut ishte rajoni i dytë më i madh, që zinte rreth 9% të tregut dhe Europa Lindore ishte rajoni më i vogël, me rreth 3% të tregut. Industria e tekstilit është duke u zhvendosur nga proceset e prodhimit intensiv te puna në teknologji të automatizuar. Falë automatizimit, kompanitë prodhuese të tekstilit kanë rritur produktivitetin dhe zvogëluar kostot e prodhimit. Sipas një raporti të Boston Consulting Group (BCG) pritet të vendosen 1,2 milionë robotë industrialë deri në vitin 2025. Për shembull, Software Automation Inc. paraqiti një metodë të re për automatizimin e qepjes. Kompania zbatoi sisteme të vizionimit kompjuterik për të eliminuar çështjet e shtrembërimit të pëlhurave ku një aparat është përdorur për të gjurmuar qepjen me gjilpërë dhe gjithashtu koordinon lëvizjen e pëlhurës, duke përdorur robotë të lehtë në peshë. Në tregjet globale të tekstilit ekzistojnë dy grupe të mëdha konsumatorësh. Nje grup jane vendet e zhvilluara, te cilat po performojnë me shitje të ngadalta ose në disa raste rënie. Ky trend po kthehet në një sfidë për prodhuesit e mëdhenj të veshjeve. Për shembull, grupi H & M njoftoi kohët e fundit rënie me 2% të shitjeve në vitin fiskal 2017, çka pritet të sjellë mbylljen e një rekordi dyqanesh në 2018, shumica e tyre të vendosura në tregjet e zhvilluara. Në anën tjetër, tregjet në zhvillim përfaqësojnë perspektivën afatgjatë për rritje.
Dy sfidat më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet industria janë të lidhura me teknologjitë. Zhvillimi i kanaleve të shitjeve online për të kompensuar shitjet në rënie në dyqane ka dështuar në disa raste, siç janë shembujt e SHBA-së vitin e kaluar. Nga ana tjetër, investimet në teknologji do të jenë risi për uljen e kostove, por këto do të shoqërohen me ulje problematike sociale. Kompanitë po synojnë konsumatorët me të ardhura të ulëta për të mesme.
Deri në vitet 1980, industritë e veshjeve dhe të këpucëve, pavarësisht tendencave të modës, prodhuan masivisht stile të standardizuara që nuk ndryshojnë shumë nga një sezon në tjetrin. Industria e veshjeve ishte e zhvilluar më së shumti në SHBA dhe Europë. Ciklet e prodhimit ishin të parashikueshme, biznesi ishte i përqendruar në rajone relativisht e qëndrueshëm. Koleksionet ishin ndarë në dy grupime të mëdha (pranverë / verë dhe vjeshtë / dimër).
Por në vitet 1990, prodhuesit e tekstilit filluan të zgjerojnë gamën e produkteve. Kombinimi me dizajne më moderne, zhvillimi i markave të dallueshme dhe lëvizja drejt kostove të ulëta të prodhimit, duke e transferuar atë në tregjet në zhvillim, rezultoi një formulë fitimprurëse. Kostot e ulëta të prodhimit nxitën shitjet dhe industria tashmë është përfshirë në një konkurrencë të thellë sidomos ndërmjet markave.
Numri i koleksioneve në vit është rritur ndjeshëm në 25 vitet e fundit, ku disa marka të modës ofrojnë deri në 20 koleksione çdo vit. Fundi i sistemit të kuotave në vitin 2005, që ka orientuar tregtinë që nga viti 1974, e ekspozoi industrinë e tekstilit dhe lëkurës në konkurrencën globale.
Kriza ekonomike e vitit 2008 përkeqësoi disa dobësi ekzistuese të industrisë, si p.sh. ndjeshmërinë financiare të ndërmarrjeve lokale të vogla dhe të mesme që kishin qenë shtylla kurrizore e industrive. Erozioni i pozitës financiare të ndërkombëtarëve, markave dhe shitësve, dhe një rënie të njëkohshme të kërkesës së konsumatorëve në tregjet kryesore në SHBA dhe Europë, rezultuan në një rritje konkurruese dhe të paqëndrueshme mjedisi në biznesin ndërkombëtar. Konkurrenca është ndier më shumë në nivelin e furnizuesve. Kriza çoi në disa falimentime midis prodhuesve të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve, dhe në disa raste në mesin e markave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.