Mund të mos ketë qenë “pajisja” më e lezetshme e vlerësuar e këtij sezoni, por telefoni i ri inteligjent i nxjerrë nga Sharp të hënën mori disa nota vlerësimi për dizajnin unik të ekranit të tyre.
Seritë e “Aquos Crystal”, të zhvilluar nga Sharp së bashku me korporatën SoftBank, lavdërohen me shfaqjen “kornizë” të ekranit që shkon nga një skaj në tjetrin. Modeli me ekranin 5 inç do të jetë i disponueshëm në Japoni më 29 gusht dhe do të lançohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të vjeshtës së këtij viti.
Aquos Crystal X, i cili do të ketë një ekran 5.5 inç, do të jetë i disponueshëm në Japoni në muajin dhjetor.
Telefoni është kritik për SoftBank, pasi po përpiqet të zgjerojë biznesin në SHBA. Sharp gjithashtu po kërkon të rrisë shitjet globale të telefonave inteligjentë me lëshimin e Aquos Crystal në Japoni dhe SHBA.
Ky model mund të marrë deri në 999 foto të njëpasnjëshme, ka një bateri që mund të rezistojë deri në tri ditë dhe vjen me një sistem operatori (folësi) me wireless. Por është ekrani dallues ai që po mbizotëron temat e diskutimit në mediat sociale.