Shërbim i ri Western Union!
Dërgesa parash nga Shqipëria direkt në llogari bankare jashtë!
Alma i dërgon çdo muaj para të birit, Lorenit, që studion në Gjermani. Western Union është shërbimi që ajo ka zgjedhur, si më i shpejti, më fleksibël dhe me kosto të përshtatshme për dërgimin e parave. Çdo muaj, Loreni paraqitej në një pikë Western Union në Mynih, për të tërhequr paratë.
Nga shtatori, Alma ka edhe një opsion tjetër për të dërguar para nëpërmjet shërbimit Western Union tek i biri në Mynih. Nga çdo agjenci Unionnet – Western Union në Shqipëri, tashmë mund të dërgohen para direkt në llogarinë bankare të klientit kudo në botë.
Procedura për Almën është e njëjtë. Ajo paraqitet në agjencinë më të afërt Unionnet – Western Union në Shqipëri, për të kryer transfertën e parave drejt llogarisë bankare të Lorenit në Gjermani. Ai më pas mund të bëjë direkt nga aplikacioni bankar pagesat e shkollës, qirasë, shpenzimeve personale, etj.
Shërbimi i ri, dërgesat e parave nga Shqipëria direkt në llogari bankare, i mundëson dërguesit të transferojë paratë direkt në llogarinë bankare të marrësit në vendet e EU, UK, USA por edhe më gjerë.
Western Union operon me një numër të konsiderueshem Bankash dhe operatorësh kudo në botë për të lehtësuar transfertat e parave në kohë sa më të shkurtër duke ju mundësuar klientëve marrjen e fondeve si në CASH, ashtu edhe në llogari bankare.
Rreth Union Financiar Tiranë
Union Financiar Tiranë është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995. Me shërbime financiare të shpejta, të sigurta, të besueshme dhe inovative, UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 28 viteve të aktivitetit në Shqipëri, është mundësuar ngritja e rrjetit më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Në mbi 700 agjenci Unionnet – Western Union kudo në Shqipëri, kryhen mbi 100 shërbime financiare vetëm në një sportel.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.