Çmimet e reklamave që sot aplikojnë mediat pritet që të ndryshojnë pas shifrave të zbardhura të audiencës reale.
Oliver Petrovski, CEO i Agjencisë publicitare “New Moment”, vlerëson se sot është e vështirë të përcaktosh nëse je duke investuar aty ku duhet, kur agjencitë blejnë sekonda dhe jo audiencë.
Të dhënat e sakta të tregut, sipas z. Petrovski, do të rregullojnë çmimet që aplikohen gjatë ndërprerjeve të programeve apo në programe të caktuara, duke e bërë të drejtë raportin për të gjitha palët.
Vendimmarrja në agjencitë e marketingut në fushata dhe strategji është gjithmonë e lidhur me shifrat, diçka që në Shqipëri të paktën sa i takon audiencës në televizione, nuk ka qenë e mundur. Cilët janë mekanizmat që ju përdorni sot për të kuptuar audiencën dhe për të marrë vendime?
New Moment përdor të dhënat dhe idetë, si dy mjetet kryesore në procesin e krijimit të vlerës për klientët dhe rritjen e biznesit të tyre. Ishim nismëtarët e parë që sollëm matjen e audiencës në Shqipëri, duke i shtyrë ofruesit tanë nga tregjet e tjera për ta nisur atë proces këtu, që nga viti 2006.
Hapat e parë u hodhën atë vit. Në atë kohë, me burime të kufizuara, bëmë planet e para të medias, të bazuara në matje në Shqipëri për TV, vlerësimet e emisioneve televizive, GRP etj.
Ne kemi edukuar edhe stacionet televizive në atë kohë në këtë fushë, e cila ishte krejtësisht e re për ta.
Për shkak të natyrës së ndërlikuar të tregut mediatik shqiptar, për fat të keq, matjet e duhura të audiencës nuk janë ende të disponueshme.
Për t’u ofruar klientëve tanë njohuri apo informacion, ne investojmë dhe punojmë shumë për të shfrytëzuar të gjitha të dhënat që mund të merren.
Kjo përfshin kërkime që ne kryejmë vetë dhe me partnerët tanë, mjete dhe të dhëna dixhitale që japin indikacione të forta si për Dixhitalin, ashtu edhe për TV, dhe të gjitha këto të analizuara nga mjetet speciale që grupi ynë ka në dispozicion.
Duke qenë se televizioni është ende një medium shumë i rëndësishëm në Shqipëri, ne jemi fuqimisht në favor të matjes së duhur të audiencës televizive dhe shpresojmë që së shpejti të mund ta kemi këtë si realitet në tregun tonë.
Cilat janë kufizimet që sjell një situatë si kjo për agjencitë, bizneset, mediat dhe gjithë lidhjet që janë pjesë e zinxhirit në këtë treg?
Efektet janë se tregu ynë është një nga tregjet e pakta në Europë që ende nuk mund t’u sigurojë kompanive që reklamojnë të dhënat e duhura pas investimit të tyre, në vitin 2024.
Mundësi të humbura për optimizim shtesë të reklamave mediatike në TV. Çmimi jo i duhur i disa reklamave gjatë ndërprerjeve, çmimi jo i duhur për reklamat në programe të caktuara, jo i bazuar në vlerësime konkrete.
Mungesa e informacionit për popullaritetin që ka konkretisht çdo program për audiencën shumë specifike të synuar, që ka një markë e caktuar.
Edhe të dhënat që disponoheshin disa vite më parë, u referoheshin të gjithë vendit; nuk ka pasur kurrë mundësi për të rishikuar matjet e audiencës të segmenteve konkrete të synuara.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka zhvilluar së fundmi dy takime, me fokus ngritjen e një platforme për matjen e audiencës. Si e shihni këtë nismë?
Nismat në këtë drejtim janë të dobishme. Gjatë 3-4 viteve të fundit u rritën shpresat se mund të kemi një ofrues ndërkombëtar për këtë shërbim në Shqipëri dhe shpresoj se kjo do të realizohet.
Gjithsesi, do të ishte mirë që kjo të ndodhë sa më parë, pasi disa modele për matjen e audiencës televizive së shpejti do të dalin jashtë përdorimit, për shkak të ndryshimit të konsumit mediatik të konsumatorëve, duke shkuar drejt mediave dixhitale, CTV dhe të ngjashme.
Cilat janë efektet pozitive të shifrave të sakta për audiencën?
Para së gjithash, sistemi i blerjes së hapësirës në media do të ndryshojë. Ne do të blinim audiencë, jo sekonda. Kompanitë do të paguanin për numrin konkret të shikuesve që panë reklamën e tyre. Do të jetë e matshme dhe e drejtë.
Dhe reklamimi do të jetë më i bazuar në shkencë, gjë që ne duam. Fushatat do të planifikohen me objektiva dhe matje shumë konkrete në mendje. Kthimi i investimit do të jetë më i lehtë për t’u llogaritur.
Nga ana tjetër, stacionet televizive do të ishin në gjendje të kuptonin preferencat dhe sjelljet e shikuesve.
Sipas njohurive tuaja, cilat janë format apo metodologjitë që përdoren më së shumti për të marrë shifra të sakta, apo cili model do t’i përshtatej Shqipërisë?
Për Shqipërinë, një model i përshtatshëm ka të ngjarë të marrë në konsideratë karakteristikat specifike të vendit, të tilla si përhapja e transmetimit dixhital kundrejt atij tradicional të televizionit.
Në shumicën e tregjeve europiane, Peoplemeters (aparatura që vendosën në pajisje në familje) janë teknologjia që përdoret për të matur audiencën televizive. Kjo teknologji përdoret për të gjurmuar atë që po shihet në televizion në familjet pjesëmarrëse.
“Matësit e njerëzve” janë pajisje të lidhura me televizorë në shtëpi të zgjedhura, që regjistrojnë se kush po sheh TV dhe çfarë po sheh. Kjo metodë ofron të dhëna në kohë reale dhe konsiderohet mjaft e saktë për matjen e shikueshmërisë.
Modele të tjera të përdorura në tregje të tjera përfshijnë përdorimin e të dhënave nga set-top boxes dhe TV Smart; në disa raste, edhe konsumi i televizorit përmes aplikacioneve, gjë që nuk është ende rasti për Shqipërinë.
Sa u përket kanaleve të tjera të komunikimit si ueb, rrjetet sociale, radio, sa e lehtë është të kesh numra transparentë në audiencën e tyre?
Të gjithë e dimë që ueb dhe social janë media shumë të matshme, sepse aty kemi disponueshmëri të matjeve që nuk lidhen vetëm me “ekspozimin”, por edhe të ashtuquajturën matje e “Vëmendjes”, të cilat janë shumë më të rëndësishme dhe janë e ardhmja e analitikës së reklamave.
Kur bëhet fjalë për mediat e tjera si Radio, mund të maten edhe ato, dhe ky është objekt diskutimi në tregun tonë, ku realisht tani prioritet është matja televizive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nga viti në vit, ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e uljes së lindjeve dhe emigrimit të lartë në popullsinë e re në moshë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711…
Raporti përmbledhës i sistemit gjyqësor në vend për vitin 2023 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor del në përfundim se gjykatat pavarësisht përpjekjeve për të shqyrtuar në kohë çështjet janë të “mbytura” nga akumulimet e viteve të mëparshme. Duke u ndalur në disa prej gjykatave në…
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, në të cilën synohet përmirësimi i mëtejshëm i kornizës së investimeve publike, forcimi i kontrollit të brendshëm. Ministri i Financave, Ervin Mete, tha se “Reforma e Menaxhimit të Financave Publike synon të…
Shqipëria e përkeqësoi lirinë e medias në vitin 2023, sipas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufi, që u publikua sot në Ditën Botërore të Medias. Vendi ynë renditet i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Shqipëria u rendit në vendin e 99,…
Pavarësisht përmirësimeve që mund të jenë bërë në aspektin tatimor me masa, biznesi sheh se qëndrueshmëria e politikave fiskale dhe vendimet apo interpretimet teknike të ligjeve janë shqetësuese për të. Raporti i Këshillit të Investimeve, i dalë pas rezultateve të anketës me mbi 600 biznese,…
Sektori bankar ka rezultuar i mirëkapitalizuar në skenarin bazë të stres-testeve të fundit të Bankës së Shqipërisë, por megjithatë banka të veçanta mund të kenë nevojë për shtesa kapitali. Stres-testi ose prova e rezistencës për mjaftueshmërinë e kapitalit synon të evidentojë aftësinë e tij në…
Normat e emigrimit të të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar luftëra të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktatura ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 deri…
“Në parim, të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre në shpenzimet publike, në funksion të kapacitetit të tyre kontribuues”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpesh varet…
Në prill, profesionistëve të lirë iu publikuan në sistem deklaratat për “Këste paraprake të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”. Por njoftimi i kësteve, ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, u shoqërua me reagime të shumta. Debatet lindën kryesisht për shkak të zbatimit…
Inflacioni i Turqisë, u përshpejtua në 69.8% në vit për muajin prill, njoftoi Instituti i Statistikave Turke. Në baza mujore, çmimet e konsumit në Turqi, u…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka qendrore e SHBA, Federal Reserve Bank, tha përsëri se do të mbajë të pandryshuara normat e interesit, duke vënë në dukje një "mungesën e përparimit…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…