Banka e Shqipërisë ka shitur sot për llogari të Ministrisë së Financave 3.96 miliardë lekë obligacione me afat maturimi 7 vjeçar, me interes fiks dhe të ndryshueshëm.
Për obligacionet 7 vjeçare me interes variabël shuma e shpallur për shitje ishte 850 milionë lekë, nga rreth 1 miliard lekë që ishte kërkesa. Kuponi ishte 6.12%.
Për obligacionet 7 vjeçare me interes fiks, shuma e shitur ishte 3.1 miliardë lekë dhe po kaq ishte dhe shuma e kërkuar. Kuponi shënoi një rënie fare të lehtë në 7.64%, nga 7.65%, që ishte kuponi indikativ.
Gjatë dy viteve të fundit, financat po ndjekin strategjinë e rritjes së maturitetit të borxhit të brendshëm, me synimin për të ulur rrezikun e ripagimit të tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.