Interesi për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjikë regjistroi rritje të numrit biletave të prera online.
Ana Murati, nga My Ticket, në një intervistë për “Monitor” shprehet se kjo rritje ka qenë e qëndrueshme nga viti në vit dhe e lidhur drejtpërdrejt me ecurinë e përgjithshme të sektorit të turizmit.
Blerësit kryesorë të biletave online duket se janë tur-operatorët, që përmes sigurimit të një sasie të konsiderueshme, arrijnë të marrin çmime më preferenciale por edhe lehtësinë e aksesit gjatë hyrjes ku grupeve nuk u duhet të presin në radhë.
Ju keni në faqen tuaj si mundësi blerjen e biletave online për institucione kulturore, si parqe arkeologjike apo muze. Si fillim, janë këto institucione që vijnë te ju apo shkoni ju tek ato, për të ofruar këtë mundësi mbi shitjen e biletave?
Platforma e biletarisë online myticket.al ka rreth 8 vite në treg, me fokusin për të qenë pika lidhëse për blerjen e biletave online për Site të Trashëgimisë Kulturore, koncerteve, festivaleve, konferencave.
Çdokush që organizon evente dhe ka nevojë të menaxhojë biletat në salla të mëdha si Pallati i Kongreseve, Amfiteatri pranë Liqenit të Tiranës, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit etj., apo evente në mjedise të hapur – myticket.a ju vjen në ndihmë.
Sa institucione kulturore keni si pjesë të platformës suaj për shitjen e biletave online sot?
Lidhur me projektin e siteve të Trashëgimisë Kulturore, ne aktualisht shesim bileta online për:
Ky projekt është në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për kulturën.
Shërbimi i biletarisë online për Sitet e Trashëgimisë Kulturore ofrohet prej disa vitesh si shërbim nga myticket.al, dhe çdo vit ka pasur rritje të ndjeshme të përdorimit.
Cilët blejnë më shumë bileta online për këto institucione, të huajt apo shqiptarët, individë apo grupe dhe si ka qenë ecuria e rezervimeve nga viti në vit në këndvështrimin tuaj, duke qenë se në total turizmi ka shënuar rritje?
Ka blerës të huaj dhe shqiptarë, mirëpo më tepër blejnë operatorët turistikë, të cilët kanë vazhdimisht grupe që vizitojnë Shqipërinë.
Ministria e Kulturës ka ndikuar fort në këtë sektor, duke ofruar shitjen e biletave online me çmime më të lira se në sportelet fizike.
Në këtë mënyrë, të gjithë kanë një platformë ku mund të shikojnë oraret e vizitueshmërisë, ditët kur muzetë kombëtarë dhe parqet arkeologjike janë të mbyllura, çmimet e biletave, pak informacion për çdo site etj.
Përmes blerjes online të biletave, të gjithë kanë mundësi të planifikojnë vizitat, duke shmangur radhën në sportele fizike, duke kursyer në çmimin e biletave, si dhe duke shmangur verifikimin fizik nga stafi në hyrje, duke bërë validimin e biletës vetë në pajisjet e kontrollit në hyrje të çdo site.
Biletat vlejnë si të printuara, por edhe në format PDF, pasi pajisjet arrijnë të verifikojnë edhe nga telefoni nëse bileta është e vlefshme për hyrje apo jo. Shmanget printimi, për rrjedhojë e natyra na falënderon.
Cilat janë institucionet për të cilat ka më shumë interes (tre të parët)?
Të renditura sipas numrit të biletave të shitura gjatë 2023:
Parku Kombëtar i Butrintit
Parku Arkeologjik i Apolonisë
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
Renditja është e njëjtë edhe për vitin 2022. Gjatë vitit 2023 shitjet u rritën me 2.5 herë (250%) krahasuar me vitin 2022.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Sektori bankar vlerësoi rrezikun nga goditjet që vijnë nga mjedisi i jashtëm si rrezikun kryesor sistemik në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Rezultatet e vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga industria bankare treguan zhvendosje të…
Intervistë e Shefes së Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029…
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në vend që të favorizohen me financime ato diskrimohen më tej, si nga buxheti qendror edhe nga ndarja e buxheteve lokale. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se…
Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë. Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i…
Bizneset vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 6 për qind që aplikohet prej disa vitesh në sektorin e turizmit nuk ka sjellë rënie të informalitetit në sektor. Të paktën 38 për qind e bizneseve të pyetura në anketën e fundit të Këshillit…
Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kundërt kur bëhet fjalë për zotërimin e një makine. Eurostat ka publikuar të dhënat e shkallës së motorizimit sipas rajoneve të Europës për vitin 2022. Nga të dhënat rezulton…
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të dielën, duke u reduktuar me pesë lekë për litër. Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me shumicë dhe me pakicë në vend, një litër naftë tregtohet me 184 lekë,…
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e…
Në prill, profesionistëve të lirë iu publikuan në sistem deklaratat për “Këste paraprake të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”. Por njoftimi i kësteve, ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, u shoqërua me reagime të shumta. Debatet lindën kryesisht për shkak të zbatimit…
Inflacioni i Turqisë, u përshpejtua në 69.8% në vit për muajin prill, njoftoi Instituti i Statistikave Turke. Në baza mujore, çmimet e konsumit në Turqi, u…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka qendrore e SHBA, Federal Reserve Bank, tha përsëri se do të mbajë të pandryshuara normat e interesit, duke vënë në dukje një "mungesën e përparimit…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
• Maya Wald, drejtuese e marketingut për një startup teknologjik, ka intervistuar kandidatë për role të ndryshme. • Ajo thotë se shpesh takon kandidatë, që vijnë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…
Dashamirës i kulinarisë dhe entuziast i udhëtimeve, aktori italo-amerikan Stanley Tucci ka shumë njohuri dhe sugjerime, për t'u zhytur në kulturën lokale të një vendi. Ai…